27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Balluku: Do të ulim çmimin e energjisë nga 1 Janari 2025

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë për pensionistët. Ai bëri me dije se Ministria e Energjisë po realizon një studim për të shqyrtuar këtë mundësi.

Por pas deklaratës së kryeministrit, ka qenë zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e energjisë Belinda Balluku e cila ka deklaruar se nga 1 janari, do të ketë ulje të çmimti të energjisë për qytetarët

“Ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE-në, me KESH-in edhe me OST-në për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike, duke nisur nga 1 janari i vitit 2025. Jemi në punë e sipër, në analizë e sipër, por jemi të sigurtë që do t’ia dalim, që duke optimizuar proceset teknike dhe financiare të kompanive tona, ne të kemi mundësi që nga 1 janari t’iu ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë për energjinë elektrike”.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si do të jetë formula e uljes së çmimit të energjisë; nëse do ketë ulje për kategori të caktuar të shoqërisë si pensionistët apo nëse kjo ulje do të përfshijë të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, Balluku I ka konsideruar dezinformim rritjen e çmimit të bukës nga 1 janari.

Qeveria ka vendosur ta subvencionojë energjinë për furrat e bukës. Sa i përket ëmbëltoreve, kemi faturuar 9.5 lekë për kilovat orë, gjithashtu një çmim i subvencionuar, ndërkohë për bar-kafetë e kemi vendosur 12 lekë, duke krijuar një treg i cili favorizon bukëpjekësit dhe duke i dhënë edhe dy njësive të tjera, bukës hde ëmbëltores, bar kafesë që të kenë çmime favorizuese.

Zv/kryeministrja Balluku u shpreh se Drejtoria e Tatimeve po kryen kontrolle nëse aplikohet çmim abuziv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *