Nga 18 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.
Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.
Ndërkohë Suel çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.
Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë martrë dokumenta dhe prova të tjera.
Miliarda lekë tendera
Bujar Shega është ortak me 34 për qind të aksioneve në kompaninë Viola Green së bashku me Fatos Jaupin dhe Sherif Kapllanin. Kjo kompani fillimisht është një nga përfitueset më të mëdha të parave publike në bashkitë e Cërrikut, Kuccovës dhe Peqinit.
Përmes kompanisë Viola Green, Shega ka marrë dhjetra milionë euro tendera publikë, kryesisht në tre bashki të vendit, Kuçovë, Cërrik dhe Peqin dhe Rrogozhinë. Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i shtetit, në katër vitet e fundit, institucionet e shtetit kanë bërë mbi 7.3 milionë euro pagesa drejtëpërdrejtë në llogarinë e kompanisë Viola Green.
Nuk dihet nëse SPAK i ka shtrirë hetimet edhe mbi mënyrën se si kompania e Shegës fitonte tendera nga kryebashkiakët socialistë, teksa paralelisht pastronte paratë e grupeve më të fuqishme kriminale të vendit.
Kërcënoi administratorin e Universitetit të Elbasanit
Disa muaj më parë, Ina Media në një investigim ku përmendet Bujar Shega shkruan se ai kishte kërcënuar administratorin e Universitetit Aleksandër Xhuvani për një tender me vlerë mbi 700 milion lekë për rikonstruksionin e një godine. Më poshtë një pjesë nga shkrimi i INA MEDIA ku përmender Bujar ose Marsel Shega.
“Burime të besueshme të Shërbimit Informativ Shtetëror referojnë se E. H., është kërcënuar nga Bujar Shega, që të ndikonte për ta klasifikuar fituese kompaninë Bajrami N. në pronësi të Nazif Bajramit.
Bajrami N është një tjetër kompani, e cila merr miliarda lekë tendera në qarkun e Elbasanit. Sipas thesarit të shtetit gjatë viteve të fundit, kjo kompani ka marrë të paktën 26 milionë euro pagesa nga institucionet publike.
I kontaktuar nga INA Media, E. H. nuk iu përgjigj pyetjeve të redaksisë nga kush është kërcënuar. Edhe biznesmeni Bajrami nuk iu përgjigj pyetjeve, nëse kishte probleme me drejtësinë dhe çfarë lidhjesh kishte me Bujar Shegën.