15 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Dulaku ankohet për tenderat e SPAK

Dy tendera me vlerë rreth 300 mijë euro të zhvilluar nga Prokuroria e Posaccme për blerjen e fuoristradave për prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH kanë përfunduar me kontestime. Kompania Albania Motor Company i ka ankimuar të dy tenderat në Komisionin e Prokurimit Publik, pasi sipas saj Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në SPAK e ka skualifikuar pa të drejtë.

“Objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatorit ekonomik “ALBANIA MOTOR COMPANY” SHPK, në procedurën e prokurimit,” thuhet në dokumentet e publikuar nga KPP.

Të dy tenderat e SPAK u shpallën në datën 15 tetor dhe u zhvilluan një muaj më vonë, në datën 15 nëntor. Por pak ditë më parë SPAK njoftoi anullimin e të dy loteve për blerjen e automjeteve me argumentimin se në procedurën e prokurimit nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme. Por kompania Albania Motor Company pretendon se skualifikimi i saj ka qenë i padrejtë.

Albania Motor Company është një shoqëi që ka për objekt importimin, eksportimin, transportimin, shitjen, leasing, qiramarrjen apo qiradhënien dhe të gjitha operacionet e tjera tregtare që lidhen me automjetet tregtare dhe industriale, të çdo tipi dhe modeli. Ajo zotërohet nga dy aksionerë. Aksioneri i parë me 50 për qind të aksioneve është shoqëria Iner, e cila zotërohet nga vëllezërit Dulaku, ndërsa aksioneri i dytë është një kompani me bazë në Qipro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *