12 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

INSTAT: Paga për punonjësit e shtetit arrin në 1 mijë euro

Instituti i Statistikave raportoi se paga mesatare për punonjësit e administratës publike arriti në 96.9 mijë lekë ose 1 mijë euro në muaj. Sipas INSTAT në fund të tremujorit të tretë, paga mesatare në shtet u rrit me gati 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ajo regjistronte nivelin 84.3 mijë lekë.

Ndërkohë në sektorin privat, rritja e pagave ka qenë më dukshëm më e ngadaltë. Sipas INSTAT në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, paga mesatare për një të punësuar në sektorin privat arriti në 69.5 mijë lekë në muaj me një rritje prej 5.4 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Ndërkohë në rang kombëtar, paga mesatare për të gjithë të punësuarit si në shtet dhe në privat arriti në 77.7 mijë lekë në muaj duke qenë 8.6 për qind më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Qeveria ndërmorri dy raunde të rritjes së pagave në shtet, me një efekt total në buxhet prej gati 300 milionë euro në vit. Ndërkohë edhe bizneset private duket se kanë ndjekur të njëjtën politikë, por në përmasa shumë më të vogla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *