11 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Rekordi/ Emigrantët shqiptarë dërguan mbi 260 milionë euro në tremujorin e tretë

Vala e re e emigrimit po rrit sërish dërgesat që emigrantët shqiptarë dërgojnë pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e kaluar, emigrantët dërguan plot 262 milionë euro pranë familjeve të tyre në Shqipëri.

Kjo shifër përbën një rekord historik, ashtu sicc përbën po rekord edhe shifra për nëntëmujorin.

Sipas të dhënave të BSH për periudhën janar-shtator, emigrantët dërguan 772 milionë euro në Shqipëri, gati 100 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur shifra ishte 676 milionë euro.

Rritja e ndjeshme e remitancave në vendin tonë ka nisur që me pandeminë, por është theksuar edhe më shumë me krizën e çmimeve të vitit të kaluar. Por arsyeja kryesore e saj duket vala e re e emigrantëve.

Shqipëria është përballur vitet e fundit me një valë masive emigrimi, e cila ka shkretuar fshatra e madje edhe qytete të tëra.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *