16 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Skema e re e Granteve 2025 për startup-et! Delina Ibrahimaj tregon se kush mund të aplikojë, kriteret dhe procedurat

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, foli lidhur me skemën e re e të Granteve 2025 për startup-et shqiptare. Delina Ibrahimaj tha se për këtë skemë është vënë në dispozicion një fond prej 300 milionë lekësh. “Me një fond prej 300 milionë lekësh, përmes skemës së mbështetjes synojmë fuqizimin e inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri”, tha Ibrahimaj.

Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 dhjetor 2024, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e transformimit të ekosistemit të startup-eve në Shqipëri.

Programi për mbështetjen e kompanive startup dhe lehtësuesit e startup-eve nëpërmjet granteve dhe masave mbështetëse 2025 është krijuar nga qeveria shqiptare për të stimuluar sipërmarrjen inovative duke ofruar financim për kompanitë startup më premtuese shqiptare.

Ministrja renditi 3 kategoritë që mund të aplikojnë për grantet. Ajo tha se në grant mund të aplikojë çdo individ i cili ka një ide, çdo biznes që ka filluar të zhvillojë një produkt apo shërbim inovativ, dhe çdo biznes që është më i vogël se 6 vjet, pra e ka në fazën e shërbimit dhe kërkon që të rrisë fazën e tregtimit pse jo synim ndërkombëtarizimin.

Ministrja tha se fushat prioritare në këtë program do të jenë turizmi, bujqësia dhe energjia. “E rëndësishme është që ndërmarrjet në Shqipëri të kenë qasje drejt qëndrueshmërisë së ambientit dhe inovacionit dhe digjitalizimit. Në strategjinë tonë të mbështetjes së sipërmarrjes inovative kemi përcaktuar disa fusha që janë prioritare, ato janë bazuar në një tjetër strategji në strategjinë smart specalization. Këtu është turizmi, bujqësia, energjia, pra sektorë të cilët janë prioritarë në politikat e qeverisë shqiptare.”, tha Delina Ibrahimaj.

Kush mund të aplikojë në këtë grant dhe cilat janë kriteret? “Në grant mund të aplikojë çdo individ i cili ka një ide, çdo biznes që ka filluar të zhvillojë një produkt apo shërbim inovativ, dhe çdo biznes që është më i vogël se 6 vjet, pra e ka në fazën e shërbimit dhe kërkon që të rrisë fazën e tregtimit pse jo synim ndërkombëtarizimin. Pra janë 3 kategori që mund të aplikojnë në grantin 2025.

Mund të financohen idetë, edhe pse ti mund të kesh një biznes të pa regjistruar por ke ide për të krijuar një prototip, mund të financohesh deri në nivelin 1 mln e 500 mijë lekë ose 15 mijë euro.

Është financim 100%. Fasha e dytë shkon deri në 45 mijë euro dhe e tretë deri në 90 mijë euro. Ndërkohë që do të ketë edhe disa shpenzime që janë në bashkëfinancim deri në nivelin 85% , 75%…I kemi nxitur aplikuesit që të aplikojnë në bashkëpunim me lehtësues. Lehtësues janë ato kompani që kanë për qëllim trajnimin dhe mbështetjen e startupeve.”, shtoi Ibrahimaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *