14 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Kapen mijëra tonë naftë kontrabandë në Durrës, por kontrabandistët nuk gjenden

Brenda 24 orëve në Durrës është finalizuar një tjetër operacion kundër kontrabandës së naftës nga Tunizia. Pas 670 mijë litrave të sekuestruara pasditen e djeshme, operacioni “Ari i zi” ka vijuar me sekuestrimin e 400.000 litra naftë dhe anijes në balastrat e së cilës ishte fshehur kjo sasi.

“Në vijim të veprimeve policore, me qëllim goditjen e rasteve të kontrabandimit të sasive shumë të mëdha të naftës, nga Tunizia, me anije, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Durrës, Antikontrabanda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit të DVP Durrës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare e DPPSh-së, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Durrës, Guardia di Finanza Durrës, si dhe Dega e Doganës Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Ari i zi 2”.

Në të dy rastet autoritet nuk thonë se kush është kompania importuese e naftës kontrabandë. Në vend të kësaj, deri tani janë mjaftuar vetëm më arrestimin e marinarëve.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit sirianë M. S., 56 vjeç, kapiteni i anijes, ë. B., 42 vjeç, ndihmës i oficerit të parë, H. B., 47 vjeç, shefi i inxhinierëve, S. Sh., 25 vjeç, shefi i ofiçinës, F. I., 23 vjeç, mirëmbajtës i pompave të naftës, si dhe shtetasi shqiptar N. M., 34 vjeç, oficer i parë i anijes. Nga kontrolli në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjetën 400 000 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia”, informon policia.

Për anijen e dytë me naftë kontrabandë kanë rënë në prangat e policisë 6 shtetas dhe nën hetim janë 5 sirianë, egjiptianë dhe shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Të arrestuar janë Mohammed Sallit, ëissan Broud, Hassan Broud, Sami Shanta, Faez Ismaeil dhe Nedio Mejdani.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim 2 organizatorët e dyshuar të rastit.

“Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim organizatorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit J. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe S. S., 32 vjeç, banues në Durrës. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre”, njofton policia.

Voxnews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *