14 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Mbyllja e TikTok zgjat deri në 10 ditë/ AKSK: U kemi kërkuar kompanive të internetit ta bllokojnë, përdoruesit vështirësi për të ‘lundruar’ në platformë

Platforma sociale TikTok është drejt mbylljes. Edhe pse vendimi i qeverisë ishte që të bllokohej me datë 13 mars, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thotë për Report Tv se ende po vijon procesi për mbylljen e platformës dhe mudn të zgjasë deri në 10 ditë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike sqaron se u është kërkuar kompanive të internetit, të marrin masa për bllokimin e IP dhe DOMAIN të TikTok-ut. Autoritetet duhet të bëjnë procedurat përkatëse me kompanitë Apple apo Play Store që platforma të mos jetë më e aksesueshme as për shkarkim në smartphone.

Megjithatë duket se kanë filluar në shumë celularë vështirësitë në përdorim, si shenja që bllokimi është në proces.

Vendimin për ta mbyllur TikTok për 1.5 milion përdorues shqiptarë, qeveria mori pasi u konsultua me 65 mijë prindër dhe mësues, si masë për sigurinë e fëmijëve në këtë platformë. Më 15 mars, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër këtij vendimi, të cilin e quan censurë ndaj fjalës së lirë.

TikTok pritet të rihapet sërish në momentin e parë që kompania do të garantojë filtra për të mbrojtur të rinjtë nga videot me mesazhe dhune. Kjo lëvizje erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.

Shqiptarja.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *