13 Prill, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Fundi i një ere/ Prada ble Versaçen për 1.4 miliardë dollarë

Prada ka arritur një marrëveshje për të blerë rivalin më të vogël Versace nga Capri Holdings në një lëvizje për të bashkuar dy nga emrat më të mëdhenj të modës italiane. Marrëveshja ka një vlerë prej 1.375 miliardë dollarësh, tha Prada të enjten.

Prada po kërkon të zgjerohet, pasi ka sfiduar një ngadalësim të kërkesës për luks, ndërsa Versace ka operuar me humbje. Bashkimi forcon dorën e Italisë në një industri luksoze të udhëhequr nga konglomeratet franceze.

“Ne synojmë të vazhdojmë trashëgiminë e Versace-s duke festuar dhe riinterpretuar estetikën e saj të guximshme dhe të përjetshme”, tha kryetari i Prada, Patrizio Bertelli.

“Në të njëjtën kohë, ne do t’i ofrojmë asaj një platformë të fortë, të përforcuar nga vite të tëra investimesh të vazhdueshme dhe të rrënjosura në marrëdhënie të gjata,” shtoi ai.

Çmimi që Prada ka rënë dakord të paguajë për Versace është një zbritje e madhe për rreth 2.15 miliardë dollarë duke përfshirë borxhin që Capri pagoi për Versace në 2018. I njohur më parë si Michael Kors, Capri bleu Versace nga familja Versace dhe Blackstone.

Zotërimi i Versace, me stilimet e tij të guximshme, në stilin barok, do të sjellë klientë të rinj në Prada, e njohur për stilin e saj minimalist.

“Versace ka potencial të madh. Udhëtimi do të jetë i gjatë dhe do të kërkojë ekzekutim të disiplinuar dhe durim,” tha Andrea Guerra, CEO i Prada.

Lëvizja vjen në një kohë kur disa blerje dhe IPO janë anulluar pas një shitjeje globale të aksioneve dhe frikës së recesionit të shkaktuar nga tarifat e reja të Presidentit të SHBA Donald Trump këtë muaj.

Që kur u ble në fund të viteve 1990 nga Helmut Lang dhe Jil Sander, Prada ka qwndruar larg marrwveshjeve tw mwdha. Deri mw sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *