21 Prill, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Zgjedhjet kontraktojnë ekonominë/ Rënie e fortë e importeve të makineri-pajisjeve, biznesi pezullon investimet

Importet e mallrave që Shqipëria ble nga jashtë ranë me 3.5 për qind në vlerë për tremujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Instituti i Statistikave raportoi se bizneset shqiptare janë duke importuar më pak këtë vit, një sinjal ky për tkurrje të konsumit, por më së shumti të investimeve nga biznesi.

Të dhënat e detajuara tregojnë se pjesa dërrmuese e rënies së importeve po vjen nga makineri pajisjet. Sipas INSTAT, në tre muajt e parë të këtij viti, bizneset shqiptare importuan 95 milionë euro më pak makineri dhe pajisje se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është një rënie mbi 16 për qind.

Makineri-pajisjet janë një nga zërat më të rëndësishëm të importeve, pasi janë të lidhura direkt me investimet që kryen biznesi në ekonomi. Kontraktimi i importit të tyre sinjalizon se kompanitë shqiptare kanë pezulluar investimet, ndoshta edhe nga pasiguritë që krijojnë situatat zgjedhore.

Por të dhënat tregojnë se edhe imortet e grupeve të tjera të mallrave janë në rënie ose stanjacion, një sinjal ky që edhe konsumi është i ndrydhur.

Investimet dhe konsumi janë dy faktorët kycc, që përcaktojnë rritjen ekonomike. Ecuria e dobët e tyre në tremujorin e parë sinjalizon se ekonomia shqiptare mund të ketë ngadalësuar ritmet e rritjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *