21 Prill, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Strategjiku i Ramës në buzë të greminës/ Gjikuria në vështirësi financiare, mal sekuestrosh mbi kompaninë

Një fjalë e urtë thotë se paraja e lehtë nuk ka duk. Dhe jo më kot, me sa duket.

Gjikuria është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Thesari i Shtetit, kompania ka marrë të paktën 150 milionë euro tendera nga buxheti i shtetit.

Përveç kësaj, Gjikuria është përfituesja e koncesionit miliarder të rrugës Orikum Dukat, përfituese e mijëra metrave katrorë tokë shtetërore falas në bregdet duke përfshirë zonën e mbrojtur të Deltës së Palasës, mbi të cilin po ndërton resortin Whitë Roads si investitor strategjik, si dhe qershia mbi tortë, edhe përfituese e fondeve të Ipard nga AZHBR, me të cilat ndërtoi vila. 

Por pavarësisht gjithë këtyre favoreve publike, kompania duket në vështirësi serioze financiare. Mbi Gjikurinë janë lëshuar breshëri sekuestrosh nga të gjitha anët, teksa kreditorët dhe furnitorën e ndryshëm kërkojnë të rikuperojnë paratë që kompania nuk u ka shlyer. Kapitali ka mundur të sigurojë vetëm disa prej tyre.

Sipas dokumentave, vetëm në tre muajt e parë të vitit mbi kompaninë Gjikuria janë vendosur 4 sekuestro konservative nga shoqëri të ndryshme përmbarimore për llogari të kompanivë të tjera private, të cilave Gjikuria u ka para për të paguar.

Urdhri i parë mban datën 27 janar 2025 dhe është vendosur nga përmbarues privat Najada Beqaraj. Sekuestro e dytë është vendosur nga përmbarues Gent Bushati dhe dhe mban datën 3 shkurt 2025. Ndërkohë që në 17 shkurt dhe 8 prill mbi kompaninë Gjikuria janë vendosur dhe dy sekuestro të tjera. Dhe të gjitha sekuestrot janë aktive, në fuqi. 

Kapitali ka mësuar se llogaritë e kompanisë janë të bllokuara në të gjitha bankat nga përmbaruesit. Por përtej hesapeve private, shqetësimi më i madh është se bizneset e hapura si vaji në lakrat me investime në kulla dhe resorte mund të impaktojnë sistemin bankar.

Një raport i tre ditëve më parë i Fondit Monetar Ndërkombëtar lëshoi paralajmërimin se kredimarrësit e mëdhënj janë një nga rreziqet kryesore të sistemit bankar, pasi falimentimi i mundëshëm i tyre do të çonte në rritje masive të kredive të këqija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *