FBI ka arrestuar 21-vjeçarin Jack Teixeira si personi i cili nxori dokumentet sekrete ushtarake të SHBA.
New York Times raportoi se ai punon në krahun e inteligjencës së Gardës Kombëtare, ndërsa zbulohet se ai ishte në një grup privat në internet të quajtur “Thug Shaker Central” ku kryesisht të rinj dhe adoleshentë bashkoheshin për të diskutuar mbi “armët dhe videolojërat” ndër të tjera.
Informacionet e zbuluara përfshijnë të dhëna mbi dobësitë e mundshme në mbrojtjen e Ukrainës, si dhe numrin e forcave speciale të Mbretërisë së Bashkuar që dyshohet se janë aktive në vend.