Prangat e policisë u tundën dje brenda Bashkisë së Tiranës, pak para se kryebashkiaku Erion Veliaj të mbante mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke bërë rolin se “asgjë nuk ka ndodhur”…, ndonëse në çdo vend normal ajo që ndodhi do e bënte kryebashkiakun të jepte dorëheqjen e menjëhershme. Famozët Mariglen Qato dhe Redi Molla, drejtorë në IMT dhe UKT, u arrestuan me urdhër të SPAK dhe bashkë me ta e njëjta masë “arrest me burg” u caktua edhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet në qeli edhe për çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Po ashtu për shtatë të tjerë edhe ata “specialistë e këshilltarë të Lali Erit” janë me masën “detyrim paraqitje”.
Për rastin konrekt bëhet fjalë për aferat e frikshme të drejtorëve të Veliajt që kishin krijuar kompani private dhe i jepnin vetes tendera publikë qindra milionë euro. Skema ishte e qartë prej shumë kohësh, por megjithatë SPAK u zgjua disi vonë për këto vjedhje kaq të trasha. I ndodhur në këtë gjendje, politikisht Erion Veliaj do të ndjekë udhën e Ramës për tu justifikuar. Për pak ditë ai nuk do dalë në publik, por ka gati qëndrimin duke u shprehur se nuk do të komentojë çështjen e drejtësisë.
Njësoj si kryeministri edhe ai është gati të shesë këdo bashkëpunëtor të tij për të shpëtuar lëkurën e vet. Ka edhe një favor më shumë pasi çdo media e shkruar dhe vizive është nën kontrollin e tij të cilën e ushqen me leje ndërtimi, në këmbim që ata të transmetojnë çdo propagandë personale dhe mos i futen thellë asnjë abuzimi që ndodh në çerdhen e bashkisë.
“Kush ka ngrënë dardha pas shpinës sime le të përballet me drejtësinë”-deklaroi Rama kohë më parë, teksa ish-ministrara, deputetë e kryebashkiakë të tij u arrestuan për korrupsion. Jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por tentoi të fitonte teksa shprehej se ishte pikëriasht ai “babai i reformës në drejtësi”, duke shtua se po të mos ishte PS-ja, SPAK-u e institucionet e tjera as që do të ekzistonin. Tashmë po shtohet edhe Erion Veliaj në votrën ku korrupsioni, abuzimi dhe propaganda malinje janë rritur edhe më shumë se vetë kullat e oligarkisë së betonit.
Mirëpo sot Veliaj ndohet paksa ngushtë për të qëmtuar në fjalorthin e tij fort të cunguar, sepse shprehjen “kanë ngrënë dardha pas shpinës sime” e ka zënë Rama më parë dhe në këtë rast Lali Eri nuk mund ta përdorë… Ka variante të tjera ende të pazëna si: “kanë ngrënë rrush pas shpinës sime, apo “qëruan fiqtë -pa e ditur unë”.
Ato që Rama, Veliaj, Bela dhe ministra të tjerë abuzues i quajnë “fruta”, në fakt janë qindra miliona euro të rrëbyera në xhepat e qytetarëve. Ndër drejtorët e arrestuar të Veliajt është edhe Redi Molla që drejtonte Ujësjellës Kanalizimet Tiranë. Ndërsa kryeqyteti thahet për ujin e pijshëm që nuk pihet dhe çmimin është rritur mbi 70 % qëkur mori drejtimin e bashkisë Veliaj, drejtorët e tij I bëjnë “rrush e kumbulla” paratë qytetare që dridhen para faturave të ujit. Po Lali nuk dinte gjë për batërdinë e drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij? Çdolloj pretendimi dhe justifikimi i kryebashkiakut të Tiranës nuk ka buf ta kapërdijë, por situat është në favor të ato para të rrëmbyera ndaj qytetarëve shkonin në kasafortët e llojit dhe sorolloëve të drejtuesve të Bashkisë Tiranë.
Po ashtu në pranga është Edhe Mariglen Qato, drejtori malinj që lejoi të ndërtonin pa leje pallate e vila oligarkësh, ndërsa gjobiste dhe procedonte penalisht qytetarë që ndërronin çatitë e shtëpisë, shtronin pllaka apo restauronin avllitë e rrënuara. Të kenë “ngrënë rrush” pas shpinës së Veliajt?