27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Aboneja e WizzAir mund të të lërë rrugëve të botës

Kompania e fluturimeve WizzAir ka dhënë sqarime për pasagjerët që dëshirojnë të zgjedhin abonimin pranë kësaj kompanie për të përfituar nga ccmimet e ulëta. Përmes një njoftimi të organizuar në formatin e pyetje-përgjigjeve, Wizz Air ka sqaruar si funksionon abonimi, i cili ka një kosto prej 534 paund në vit dhe mbulon 12 fluturime pa kufizime në destinacion. Në sqarim, kompania bën të ditur se abononetët mund të përfitojnë vetëm ato fluturime për të cilat ka disponueshmëri vendesh ndërkohë që kthimi nuk është i garantuar.

Sqarimi:

A do të jetë i disponueshëm anëtarësimi për të gjitha fluturimet?

Asnjë destinacion ndërkombëtar nuk përjashtohet nga anëtarësimi, megjithatë, disponueshmëria në çdo fluturim do të varet nga disa faktorë. Termat dhe kushtet tona shprehin qartë se çdo fluturim i nënshtrohet disponueshmërisë dhe si i tillë ne nuk mund të garantojmë disponueshmërinë për mbajtësit e anëtarësimit të All You Can Fly për çdo fluturim. Në të njëjtën kohë, Wizz Air do të ofrojë disponueshmërinë e vendeve për të gjitha destinacionet ndërkombëtare çdo javë. 72 orë përpara fluturimit, Wizz Air do të përcaktojë nëse ka mjaftueshëm vende të disponueshme për t’u rezervuar nëpërmjet anëtarësimeve All You Can Fly – pasagjerëve me anëtarësim do t`u shfaqet opsioni i rezervimit vetëm për fluturimet me disponueshmëri të mjaftueshme.

A ka një numër specifik vendesh në çdo fluturim për anëtarët e All You Can Fly?
Nuk ka asnjë përqindje specifike të vendeve të rezervuara për anëtarët ose jo anëtarët e All You Can Fly, kjo varet nga disponueshmëria.

A është e mundur që vende të disponueshme në një fluturim, të mos shfaqen për anëtarët e All You Can Fly – por “publiku i gjerë” mund t’i blejë ato përmes procesit të rregullt të rezervimit?
Po, ky është një skenar i mundshëm, i cili do të varet nga disponueshmëria e sediljeve.

A mund të rezervojnë pasagjerët më shumë se një fluturim në ditë?
Të gjithë anëtarët e All You Can Fly mund të rezervojnë deri në tre fluturime në ditë brenda një periudhe 12-mujore. Fluturimet nuk mund të mbivendosen me njëra-tjetrën dhe pasagjerët duhet të sigurohen që të mos kenë rezervime të dyfishta. Fluturimet e rezervuara me anëtarësimin nuk mund të modifikohen; nëse planet e një klienti ndryshojnë, ai do të duhet të blejë një biletë të re në faqen e internetit të Wizz Air. Klientët duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse humbasin dy fluturime (“pasagjeri nuk paraqitet”), Wizz Air rezervon të drejtën të ndërpresë anëtarësimin me efekt të menjëhershëm, pa opsionin e rimbursimit. Gjithashtu, klientët mund t’i nënshtrohen edhe një gjobe kontraktuale deri në shumën e tarifës së kuponit.

A mund të rezervojnë klientët udhëtime kthimi?
Çmimet bazohen në tarifat e një fluturimi të vetëm. Klientët mund të rezervojnë udhëtimin e tyre të dytë nëse ky fluturim është 72 orë nga data fillestare e rezervimit. Klienti do t’i nënshtrohet dy tarifave të veçanta rezervimi për secilën biletë.

Çfarë ndodh nëse një anëtar i All You Can Fly dëshiron të rezervojë fluturimin e tij të kthimit më shumë se 72 orë pas fluturimit të tij të vajtjes, por nuk ka vend të disponueshëm në faqen e rezervimit?
Siç përshkruhet në Termat dhe Kushtet e anëtarësimit, vendet në fluturime nuk janë të garantuara përpara rezervimit. Në rast se nuk ka asnjë fluturim kthimi të disponueshëm në datën e preferuar për shkak të disponueshmërisë së vendeve, anëtarët e All You Can Fly mund ta rezervojnë fluturimin duke përdorur procesin e rregullt të rezervimit.

Termat dhe Kushtet e anëtarësimit theksojnë se vendet në fluturime nuk janë të garantuara. A nuk i rrezikon kjo klientët të mbeten të bllokuar në destinacionin e tyre të jashtëm?
Nëse nuk ka asnjë fluturim të dytë të disponueshëm në datën e preferuar për shkak të disponueshmërisë së vendeve, anëtarët e All You Can Fly mund të rezervojnë gjithmonë një fluturim duke përdorur procesin e rregullt të rezervimit. Ndërsa ne nuk mund të garantojmë disponueshmërinë, për të minimizuar ndërprerjet në planet e udhëtimit, ne inkurajojmë të gjithë anëtarët të rezervojnë fluturimin e tyre të dytë sapo të jenë të sigurt për planet e tyre të udhëtimit. Si linjë ajrore, ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një përvojë të qetë udhëtimi dhe të lidhim sa më shumë njerëz në sa më shumë destinacione që të mundemi. Ne vazhdojmë të zgjerojmë rrjetin tonë për të siguruar që mund të ofrojmë më shumë opsione për klientët tanë.

Si do të ndikojnë te pasagjerët e anëtarësuar, periudhat e pikut të udhëtimit si pushimet e shkollës, festat zyrtare dhe festat kombëtare?
Nuk ka periudha ndërprerjeje, megjithatë, vendet gjatë këtyre sezoneve të pikut të udhëtimit do të jenë subjekt i disponueshmërisë, si me të gjitha fluturimet tona. Ne do t’i vëzhgojmë faktorët tanë të ngarkesës edhe më nga afër gjatë këtyre periudhave dhe do të sigurohemi që do të jetë e qartë për të gjithë pasagjerët se cilat fluturime mund të rezervojnë dhe ku mund të përdorin anëtarësimin e tyre “All You Can Fly”. Nëse një fluturim është rezervuar plotësisht, ai nuk do të shfaqet si një opsion për klientët.

Artikujt ndihmës si bagazhet dhe përzgjedhja e sediljeve nuk përfshihen në anëtarësim dhe klientët duhet të paguajnë tarifën standarde të rezervimit për çdo fluturim. A do ta bëjë kjo me të vërtetë fluturimin më të lirë, apo anëtarësimi është thjesht një mashtrim për të fituar para?

Shpesh është e vështirë të gjesh fluturime të përballueshme në minutën e fundit – veçanërisht gjatë sezonit të lartë. Me vetëm 534 £ në vit – dhe me një tarifë prenotimi prej vetëm 9,00 £ për fluturim – ky anëtarësim do të thotë që udhëtarët spontanë mund të qëndrojnë fleksibël me planet e tyre, pa u shqetësuar për një rritje të tarifave në minutën e fundit. Ndërsa pasagjerët do të duhet të paguajnë ekstra për artikujt shtesë, ne besojmë se ky produkt, i pari në llojin e tij, është një nga opsionet më të përballueshme, i disponueshëm për udhëtarët e shpeshtë dhe u jep klientëve një mundësi të mahnitshme për të udhëtuar sa herë të duan, duke paguar më pak.

A ka një proces tjetër check-in për anëtarët e All You Can Fly?
Jo, nëse një klient nuk blen shërbime shtesë për këtë, zbatohen rregullat normale të check-in. Kjo është e shkruar në Termat dhe Kushtet e anëtarësimit. Ashtu si të gjithë klientët, anëtarët mund ta bëjnë falas check-in në internet. Siç u tha, ata që nuk arrijnë ta bëjnë dot këtë 24 orë ose 3 orë para nisjes do t’u kërkohet të paguajnë një tarifë për t’u regjistruar në sportelin e aeroportit.

Sa fluturime duhet të bëjë një klient në vit për ta konsideruar anëtarësimin të vlefshëm?
Ne besojmë se ky anëtarësim është një opsion vërtet i vlefshëm për klientët tanë, veçanërisht për udhëtarët spontanë. Anëtarësimi do të thotë që klientët tanë mund të udhëtojnë sa të duan, në destinacione të largëta si Maldivet – ku vetëm fluturimi i vajtjes mund të kushtojë më shumë se çmimi i anëtarësimit në All You Can Fly. Aftësia për t’u dhënë klientëve tanë këto përvoja me çmim të përballueshëm, është një ofertë e veçantë për të cilën ne jemi vërtet krenarë.

Pse janë përditësuar Termat dhe Kushtet e anëtarësimit pasi anëtarësimi ka dalë në shitje?
Termat dhe Kushtet e anëtarësimit kanë shprehur qartë gjithmonë se opsionet e rezervimit janë subjekt i disponueshmërisë. Tani e kemi bërë këtë edhe më të qartë në Termat dhe Kushtet. Për më tepër, reduktuam numrin e lejuar të “mos-paraqitjes” në dy, për të siguruar disponueshmëri më të mirë të vendeve për anëtarët.

10,000 anëtarësimet e para u shitën në 48 orë. A keni bërë ndonjë ndryshim në faqen e internetit për t’u siguruar që ajo mund ta përballojë kërkesën e menjëhershme të rezervimit?
Ne jemi të kënaqur me interesin dhe entuziazmin e pamatë të pasagjerëve tanë kur filluam anëtarësimin në gusht. Duke pasur parasysh këtë popullaritet, ne presim nivele të larta të kërkesave në faqen tonë të internetit kur rezervimet për të anëtarësuarit do të fillojnë më 25 shtator. Ne jemi të përkushtuar t’u ofrojmë të gjithë pasagjerëve tanë – pavarësisht nëse ata e kanë blerë anëtarësimin apo jo – një përvojë udhëtimi efikase dhe pa probleme. Prandaj, ekipi ynë ka punuar pa u lodhur për të siguruar që faqja e internetit të funksionojë normalisht edhe gjatë niveleve të larta e të pritshme të trafikut.

A planifikoni të prezantoni ndonjë anëtarësim shtesë?
Ne jemi të kënaqur me suksesin e anëtarësimit tonë të ri “All You Can Fly” – veçanërisht në Mbreteërinë e Bashkuar, ku produkti rezultoi të ishte shumë i popullarizuar. Ndërsa nuk kemi ndonjë plan të menjëhershëm për të ofruar më shumë anëtarësime, ne sigurisht që do t’i mbajmë klientët tanë të përditësuar për çdo zhvillim dhe produkt të ri. Linja ajrore mund të ofrojë deri në 60,000 fluturime në vit, por ky numër është ende nën vlerësim, pasi ne mezi presim të shohim se si funksionon produkti dhe si do ta përdorin pasagjerët. Ne do të njoftojmë çdo zhvillim të mëtejshëm në kohën e duhur. Faza e para-shitjes pati një vëmendje të jashtëzakonshme, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Itali dhe Rumani. Të dhënat e Wizz Air zbulojnë se 70% e anëtarësimeve janë blerë nga klientët meshkuj, dhe femrat përbëjnë 30% të anëtarëve. Shumica e blerjeve janë bërë nga Millennials të moshës 30-40 vjeç, e ndjekur nga Gjenerata Z, e moshës 20-30 dhe Gjenerata X e moshës 40-50 vjeç, duke nënvizuar se produkti ka tërhequr një gamë të ndryshme udhëtarësh që kërkojnë fleksibilitet dhe vlerë në planet e tyre të udhëtimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *