Air Albania ka zgjeruar flotën e avionëve duke kontraktuar me qira afatgjatë dy avionë të tipit Airbus A320 nga kompania amerikane GA Telesis. Marrëveshja u njoftua nga vet kompania amerikane, e cila është një nga më të mëdhatë në botë në fushën e fluturimeve.
Deri më tani Air Albania ka operuar me një flotë prej 3 avionësh, të cilët udhëtojnë në 12 destinacionme të ndryshme kryesisht europiane. Zgjerimi më 2 avionmë të tjerë Airbus sinjalizon se kompania shqiptare mund të rrisë numrin e destinacioneve.
Sipas të dhënave zyrtare nga Aeroporti i Rinasit, vitin e kaluar Air Albania ishte kompania e dytë më e madhe në tregun e fluturimeve me 10 për qind të tregut, pas Ëizz Air. Kjo do të thotë se në vitin 2022 udhëtuan me Air Albania mbi 510 mijë pasagjerë në total, në destinacionet që ofron aktualisht kjo kompani.
Megjithatë gjendja financiare e kompanisë mbetet një mister. Prej tre vitesh Air Albania nuk i publikon bilancet e saj financiare në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndaj nuk ka asnjë informacion mbi treguesit financiar të kompanisë ajrore flamur të Shqipërisë.
Air Albania zotërohen nga një miks aksionerësh, ku 49% e aksioneve i përket Turkish Airlines, 41% kompanisë MDN Investment dhe 10% Albcontrol, shoqërisë publike që përfaqëson shtetin shqiptar. Muajt e fundit kompania u përfshi në qendër të një stuhie politike, teksa opozita akuzoi kryeministrit se ka kryer miliona euro fluturime charter me avionin e tij personal, të cilin ia ka ofruar Air Albania, sipas një marrëveshje, termat financiare të së cilës mbahen sekret shtetëror.