28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

AKEP nis procedurat për rrjetin 5G

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hedhur për këshillim publik dokumentin për dhënien e të drejtave të përdorimit të frekuencave
të brezit 3400 – 3800 MHz në Shqipëri. Këto frekuenca do të përdoren për të instaluar teknologjinë 5G në Shqipëri.

Për rrjetet e gjeneratës 5G, Plani Kombëtar i Frekuencave ka përcaktuar 3 breza kryesorë frekuencash: 700 MHz, 3400-3800 MHz dhe 26 GHz. Aktualisht, në Shqipëri brezat 3400-3800 MHz dhe 26 GHz, janë të lirë, ndërsa brezi 700 MHz, është në përdorim nga disa operatorë media audiovizive, por që po i nënshtrohet një procesi lirimi nga AMA.

Pas kalimit të këtij brezi nën administrimin e AKEP, do behet dhënia në përdorim e tij për rrjete celulare 5G, duke ndjekur dhe zbatuar procedurat përkatëse ligjore.

“Në fund të vitit 2023, AKEP ka marrë shprehje zyrtare interesi nga dy operatorë celularë për dhënien në përdorim të frekuencave të spektrit 3400-3800 MHz. AKEP po ndjek procedurat ligjore për tenderimin dhe dhënien në përdorim të këtyre frekuencave, duke filluar me fazën e parë, këshillimin publik dhe më tej do të vijohet me fazat e tjera,| thuhet në dokumentin e AKEP.

Gjenerata e sistemeve celulare, e cila po zhvillohet aktualisht, e cila rrit shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat
e përdorimit te frekuencave.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *