Deputeti i partisë Demokratike gazmend Bardhi ka hedhur një akuzë bombë në Parlamentin e Shqipërisë. Duke debatuar, ashpër me deputeten socialiste Ermonela Felaj, Bardhi deklaroi se bashkëshorti i saj prokuror, ka marrë 1.5 milionë euro rryshfet.
““Palaço mua më ka thënë krye mafiozi jot, dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës. Yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti. Je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes se inceneratoreve,” deklaroi Bardhi.
Sipas tij, Felaj është pjesë e dosjes së SPAK bashkë me Ahmetajn, ndërsa iu drejtua duke i thënë se është “hajdute dhe familje hajdutësh”, dhe që ka pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve.
“Ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej jush. Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute!” deklaroi Bardhi,” përfundoi deputeti demokrat.