27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Akuzohen për korrupsion/ SPAK: Kalon për gjykim dosja me 3 zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen ndaj 3 ish-inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe 2 mjekëve.

Bëhet fjalë për inspektorët: Ilir Nishani, vëllain e ish-Presidentit te ndjerë Bujar Nishani, Genci Hickën dhe Gerson Tafën që akuzohen për veprën penale ‘korrupsion pasiv’ dhe dy mjekët, Kostandin Balloma dhe Besim Boçi që do të gjykohen për ‘korrupsion aktiv’.

Hicka, Tafa dhe Nishani u kishin kërkuar klinikës ku punonin dy mjeket Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë në mënyrë që të mos i gjobisnin për mungesën e trajtimit të mbetjeve spitalore. Ka qenë vetë mjeku Kostandin Balloma që i ka kallëzuar ne SPAK 3 inspektorët pasi u dha pagesën që ata kishin kërkuar në vlerën e 30 mijë lekëve.

Disa ditë pasi SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe i mori të pandehur inspektorët, Gjykata e Posaçme, e përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani, ktheu për të dytën herë aktet në ngarkim të tyre.

Njoftimi i plotë i SPAK

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 29.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Genci Hicka, Ilir Nishali dhe Gerson Tafa, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Konstandin Balloma dhe Besim Boҫi të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal.

2. Në seancën e datës 12.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 39 Regjistri Themeltar, datë 12.02.2024 vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:

Genci Hicka, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;

Ilir Nishani, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;

Gersion Tafa, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal;

Konstandin Balloma, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;

Besim Boҫi, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal;

3. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *