29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Alabbar nuk ndalet, nis projekt 3 miliardë euro në Letoni

Kompania Eagle Hills Properties e Mohammad Alabbar, tha të enjten se do të investojë 3.25 miliardë dollarë (3 miliardë euro) për të rizhvilluar një zonë në bregun e lumit Daugava në Riga, Letoni.

Projekti “Riga Waterfront” përbëhet nga 8 mijë shtëpi, 1 mijë dhoma hoteli, një terminal lundrimi dhe objekte tregtare dhe argëtimi në një shtrirje prej 5 km në zonën e portit të vjetër në Riga.

Projekti do të përfshijë gjithashtu shkolla, qendra komunitare dhe hapësira publike të gjelbra, të gjitha të pajisura me sisteme moderne të menaxhimit të mbetjeve dhe ndërtesa me efikasitet energjetik për të promovuar qëndrueshmërinë, tha Eagle Hills në një deklaratë.

“Vendi i termocentralit të vjetër, i cili është një komponent kyç i historisë së Rigës dhe një pikë referimi kulturore, po shndërrohet në një qendër tregtare të gjallë,” tha kompania, duke shtuar se është pjesë e strategjisë së saj për të ringjallur trashëgiminë e qytetit.

Mohamed Alabbar, themeluesi dhe kryetari i Eagle Hills tha se projekti synon ta kthejë vendin në një qendër të gjallë që ofron një përzierje harmonike të ndërtesave luksoze të banimit, hapësirave të gjelbra dhe një jete aktive në komunitet.

Alabbar është gjithashtu themeluesi i Emaar Properties – firma që ndërtoi kullën më të lartë në botë në Dubai, Burj Khalifa.

Më herët në mars, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hungaria nënshkruan një marrëveshje për të zhvilluar një projekt pronash me përdorim miks në Budapest me një investim kapital fillestar prej 5.8 miliardë euro, i cili mund të rritet në 10 miliardë euro në fazat e mëvonshme. Eagle Hills bashkëpunoi me qeverinë hungareze për të zhvilluar zonën e braktisur, në pronësi të hekurudhave shtetërore të vendit, në veriperëndim të kryeqytetit.

Zhvilluesi po investon 2.5 miliardë dollarë në Shqipëri për të ndërtuar një kompleks me 12 mijë shtëpi. Vitin e kaluar, firma bleu Suncani Hvar, një grup hotelesh në Kroaci, për një shumë të pazbuluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *