23 Shkurt, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Arrestohet Erion Veliaj

Me vendim të GJKKO-së është arrestuar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Kryebashkiaku ishte në hetim pasuror. Lajmi është bërë publik nga portali CNA. 

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, bëhet me dije se forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj kryebashkiakut socialist.

Prokurorët e Posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë “arrest me burg” jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë, emri i të cilit ende nuk dihet.

Burime për CNA bëjnë me dije se, policia e Shtetit dhe oficerët e BKH-së kanë organizuar një plan të gjerë arrestimesh pas vendimit nga GJKKO. Përveç kryetarit të bashkisë priten arrestime të personave të tjerë.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarët por ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia apo SPAK-u.

vijon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *