29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Arrestohet pronari i V.A.L.E Recycling/ Prokuroria akuzon se kompania nuk shpërbënte mbetjet spitalore, masë me detyrim paraqitje për 10 inspektorë mjedisi

Prokuroria e Tiranës ka arrestuar pronarin e kompanisë V.A.L.E Recycling për veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’. Sipas Prokurorisë së Tiranës, rezulton e provuar se personi nën hetim Ervis Miri ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë, pasi në të vërtetë nuk i asgjësonte mbetjet sepse nuk kishte pajisjet përkatëse.

Personi në hetim pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë.

Deri në këtë fazë të hetimeve, rezultoi e provuar se Elvis Miri në bashkëpunimin me shtetasin E.Sh, kanë përpiluar akte të rreme prej vitit 2015 e në vijim, duke pasqyruar në kërkesat e tyre drejtuar AKM-së, nëpërmjet QKB-së, si dhe raporteve të vetmonitorimit peridike, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024.

Personi juridik është inspektuar nga punononjësit shtetëror I.B, dhe K.A, por është mbuluar nga këta të fundit për mungesën e paisjes Econos Tsc 150. Po kështu, edhe inspektorët shtetërorë J.Sh, E.P, A.M, N.D, A.K, B.L, kanë mbuluar veprimtarinë reale të personit juridik, duke mos raportur pika shkarkimi në ajër dhe tokë të pajisjes Mangazini, të identifikuar nga Ing G.T, në historik, si dhe duke mos raportuar se në vend të ushtrimit të aktivitetit, gjendet i instaluar vetëm një incerenator.

Rezulton e provuar se pasija Econos TSC 150, e kqyrur nga oficerët e policisë gjyqësore, është importuar, në datën 22.01.2024, nga personi juridik ndryshe nga sa ka deklaruar personin nën hetim Elvis Miri se pajisjen Econs TSC 150 e ka importur dhe instaluar në vitin 2016.

Në këto kushte ngrihen dyshime se me mungesën e paisjes Econos Tsc 150, dhe mungesën e një prej incenenatoreve, personi juridik, të mos ketë pasur aftësi të përmbushë objektin e kontratave të lidhura me palë të treta për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të enteve publike si dhe bashkpunëtorëve të mundshëm, ekpertimeve kontabël, në raport me pasojat që mund të kenë ardhur mbi ndikimin në mjedis, ndër vite. kapitali ka mësuar se prokuroria ka dhënë ndërkohë masën e detyrim paraqitjes për 10 inspektorë mjedisi në Lezhë dhe në qëndër të cilët sipas organit të akuzës kanë mbuluar shkeljet e kompanisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *