Artan Hoxha
Mbani frymen njerez…
Gjuetia per njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, po vazhdon cep me cep te planetit…
Te henen paradite, menjehere sapo publikova lajmin se:
“Ata” lart, kerkuan arrestimin e ish-numrit 2 te qeverise shqiptare, pasi u siguruan se ai e kishte kaluar kufirin shtetror shendoshe e mire,….
makineria e rende e prapagandes, u hodh ne veprim. Specialiste dhe eksperte u shfaqen ne mediat kombetare, duke kembengulur 100%, se lajmet per largimin e Ahmetajt ishin te paverteta.
Madje informonin opinionin publik me “bindje te plote”, se e kishin te konfirmuar nga “dy burime” te sigurta, qe Arben Ahmetaj nuk e kishte kaluar kufirin shteteror.
Pak me vone, ne mediat informative u shfaq nje lajm i dyte, qe vazhdonte te njejten linje.
Informacioni per largimin e Ahmetajt, para se SPAK t’i niste kerkesen per lejimin e arrestimit te tij, parlamentit te Shqiperise, nuk ishte i vertete.
Kete gje e kishin te konfirmuar nga avokatet e ish-zv/kryeministrit.
Diku nga mbremja, doli varianti tjeter. Sipas versionit te ri, “Ahmetaj nuk mund te largohej, pasi kishte vendosur te perballej fort me drejtesine e re dhe kundershtaret e tij”. Ne fakt Ahmetaj, tashme e ka kuptuar qarte ke ka kunder dhe se e duan me patjeter, brenda qelise burgut per te qene te sigurte se ai nuk do t’u hape telashe.
Sigurisht, kur publikova lajmin per largimin e Ahmetajt, nuk e kisha te konfirmuar as nga “dy burime” te shterura nga vapa e meskorrikut, as nga “çezma” te mbushura nga “uji i patronazhisteve”.
Te henen ne mbremje, publikova fotot-prove, ku Arben Ahmetaj, shfaqej mesditen e te premtes se 7 korrikut 2023, duke kaluar ne piken e kalimit kufitar me Greqine, ne Kakavije.
Ahmetaj, u fotografua ndersa kishte zbritur nga automjeti i tij dhe po vuloste pasaporten shqiptare te policet greke te kufirit.
Njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, po udhetonte i vetem drejt nje vendi te BE-se, i veshur sportiv, me atlete te kuqe, pantallona te shkurtra dhe bluze verore.
Qe nga ajo dite, vendodhja e Ahmetajt u kthye ne nje çeshtje me te madhe se vete çeshtja e madhe ne hetim te tij.
Nga e hena ne mbremje, per 48 ore rresht, eshte thene se, Ahmetaj ka shkuar me strehim nga Kanadaja ku i pulsoka telefoni, ne Venezuela, Uruguaji, disa arqipelage ekzotike ne Ameriken Latine, Dubai, Maroku, Ishujt Maldive, Bali, e deri ne Japoni.
Ne fakt, njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, qe ka trazuar te gjithe eliten politike dhe opinion publik ne vend, rezulton te jete shume me afer.
Nuk e ka kaluar oqeanin, as ate Atlantik per ne hemisferen perendimore, as oqeanin Indian, per ne Lindjen e Larget…
Madje nuk e ka kaluar as detin Mesdhe…
Me siper, ne foto,
ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke shijuar kafen, ndersa eshte tranzit ne njerin nga aeroportet e BE-se.
Meqenese eshte aeroport shume i rrahur nga shqiptaret, besoj ndonje nga specialistet apo ekspertet e fushes, te angazhuar fuqimisht keto dite, mund te me ndihmoje per cilin aeroport behet fjale, deri sa une ta “konfirmoje nga dy burime” serioze…🤣🤣🤣
E sigurt se fotot nuk jane realizuar nga satelitet Albania 1 dhe Albania 2, te qeverise Shqiptare…