22 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Avni Ponari riblen Sigalin

Biznesmeni Avni Ponari do të riblejë sërish kompaninë e sigurimeve Sigal nga austriakët e Uniqa Group. lajmi është njoftuar nga vetë grupi austriak, i cili e ka cilësuar vendimin si pjesë e manxhimit strategjik të portofolit.

“Sot, bordi drejtues dhe bordi mbikëqyrës i UNIQA Insurance Group AG kanë vendosur t’i shesin të gjithë aksionet e UNIQA në SIGAL UNIQA Group Austria (90 për qind të aksioneve) z. Avni Ponari, themeluesit dhe aksionerit minoritar të SIGAL Group Austria. Marrëveshja e blerjes së aksioneve pritet të nënshkruhet në ditët në vijim. Çmimi i blerjes i nënshtrohet konfidencialitetit. Shitja te themeluesi dhe bashkëaksioneri për një kohë të gjatë i SIGAL UNIQA Group Austria siguron një transferim të shpejtë dhe një maksimum vazhdimësie për klientët, punonjësit dhe partnerët,” deklaroi kompania në një njoftim zyrtar.

Sigal u themelua në vitin 1999 nga biznesmenët Shyqyri Duraku, Llazar Angjeli, Avni Ponari dhe Alessandro Shtylla. Prej dy dekadash e gjysmë ajo ka qenë kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri.

Në vitin 2007, rreth 90 për qind të aksioneve të kompanisë u shitën tek grupi austriak Uniqa për një çmim prej gati 11 milionë eurosh, ndërsa Avni Ponari mbajti 10 për qind të aksioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *