Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar me nerv ndaj një artikulli investigativ të publikuar nga Ina Media, për termocentralin e Vlorës. Në artikull, agjencia e financuar nga ambasada e SHBA-ve denonconte se TEC-i i Vlorës, i cili u kushtoi taksapaguesve shqiptarë 130 milionë euro, u la të degradohej vetëm për 13 milionë euro.
Por përmes një reagimi shumë të gjatë, Ministria e Infrastrukturës e quan artikullin të pavërtetë dhe tregon shkaqet se pse ka dështuar vënia në punë e TEC-it. Sipas MIE-së, fajtori kryesor është Sali Berisha, që e ndërtoi keq TEC-in, ndërsa më pas ai nuk u vu në punë për shkak të krizës globale, luftës në Ukrainë dhe dështimit të tenderit që bëri Damian Gjiknuri në vitin 2018.
Reagimi i plotë i MIE
Duke marr shkas nga nje artikull investigativ ne titull, por spekulant ne permbajtje, mendojme se eshte e udhes te hedhim drite mbi disa fakte te pakontestueshme qe shoqerojne historine e gjate e te trishte te TEC Vlora.
Termocentrali i Vlorës, i parashikuar për të prodhuar 97Më energji elektrike në vit, është një vepër e dështuar që në nisje të tij, për shkak të projektimit të gabuar dhe problematikave që pasuan vënien e tij në punë, në vitin 2011. Ky impiant është një tjetër dështim i trashëguar nga qeveria e asaj kohe, për të cilën MIE dhe KESH janë përpjekur me të gjitha resurset e disponueshme për ta bere operacional dhe për të ulur e rikuperuar kostot financiare të krijuara nga ky projekt i keqmenaxhuar.
Termocentrali u dorezua perfundimisht në tetor 2011, me dy vite vonese nga parashikimi kontraktual dhe ka qenë në statusin afatgjatë të konservimit, që nga janari 2012. Impianti është një termocentral me cikël të kombinuar me një turbinë me gaz dhe një turbinë me avull. Fillimisht e planifikuar të funksiononte me naftë me përmbajtje të ulët squfuri, tek pritej që gazi natyror të ishte lënda kryesore, pasi të sigurohej lidhja me Gazsjellësin Trans Adriatik.
mpianti u komisionua me dy vjet vonesë për shkak të një instalimi të gabuar të tubacionit të ftohjes së ujit të detit në brigje, fakt ky i pranuar nga palet e perfshira ne proces aso kohe.
Tentativa e parë për vënien në punë te TEC Vlora, në tetor 2009, shkaktoi një dështim të plotë të sistemit të ftohjes me ujin e detit. Kontraktori i inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit (EPC), kompania “Tecnimont”, mori përgjegjësinë per te riparuar sistemin e sapo ndertuar , pa asnje ore pune konsum.
Menjëherë pas deklarimit se sistemi ftohes tashme ishte riparuar, në janar 2012, tentativa e dytë rezultoi në një tjetër dështim të plotë të sistemit të ftohjes. Asnjë punë riparimi apo rehabilitimi nuk është ndërmarrë që atëherë nga kontraktori EPC apo ndonjë kompani tjetër. Aktualisht KESH-i ka mbajtur Siguracionin e Performancës të EPC, sipas detyrimeve kontraktuale.
Pretendimet se një stuhi detare ka shkaktuar problemet me sistemin e ftohjes ngjajnë më shumë me alibi, që kërkojnë të fshehin problemin e vërtetë të impiantit, pasi dy tentativat për vënien në punë të TEC janë kryer në kohë të ndryshme në një distancë 2 – vjeçare dhe do të ishte një rastësi e çuditshme që pikërisht në ditët e vendosjes në punë të TEC, të ndodhnin dy stuhi kaq të mëdha, sa të shkaktonin dëmet e pariparueshme në sistemin e ftohjes se TEC.
Qartësisht projekti inxhinierik ishte i mangët dhe implementimi akoma me i manget, ndaj edhe nese duam te aludojme per stuhi a tsunami ne gjirin e Vlores, minimalisht ky projekt pavaresisht se parashikonte ndertimin e nje TEC ne brigjet e detit Adriatik, nuk kishte parashikuar situata të mundshme stuhish detare. Pastaj edhe nëse do të ishte i vërtetë versioni i nje stuhie te paprecedentë nga ato qe perseriten nje here ne 100 vjet si ngjarje qe kishte ndodhur në vitin 2012, po ne 2009 kur u deklarua i perfunduar per here te pare TEC Vlora, pse nuk punoj asnje dite? Pikerisht per shkak te sistemit ftohes, qe u projektua dhe implementua gabim qe diten e pare dhe nuk u arrit kurre t’i jepej zgjidhje, pavaresisht mundesise se dyte qe iu dha nga qeveria e asaj kohe kompanise.
Situata në sistemin energjetik në vitin 2013
Eshte e lehte te dalesh sot e te thuash c’i ka qeveria apo KESH 13 milion euro , qe te rregullonte nje gabim teknologjik qe i kushtoi vendit miliona euro, por mire eshte te freskojme pak memorien e investigatoreve te shkrimit , pasi sistemi energjitik i nje vendi trajtohet si nje i tere e jo si ishuj te izoluar mes prodhimit, transmetimit dhe shperndarjes. Ne vitin 2013, sistemi elektroenergjetik Shqiptar gjendej në situatën e tij më të vështirë, në prag të një kolapsi jo më vetëm teknik si në vitet 2000 por tashmë edhe financiar:
Humbjet në sistemin e shpërndarjes ishin mbi 45%, pra rreth gjysma e energjise se prodhuar apo te importuar shkonte dem. Kjo si rrjedhojë e mungesës se vizionit, strategjise dhe implementimit te investimeve në rrjet. Mungesa e kontrollit ne territor dhe dorezimi i shtetit para vjedhjes e abuzimit me energjine elektrike.
Gjendja teknike e HEC-eve në kaskadën e lumit Drin ishte në momentet më kritike, me mungesë në mirëmbajtje, me efekte deri në rrëshqitje të digës Koman në vitin 2011 si nje nga skandalet me te medha qe zbuloi papergjegjshmerine e nje shteti te tere ndaj nje nga asetet me te vyera te vendit. Mungesa e vleresimit operacional te aseteve energjitike te kaskades se Drinit, mungesa e investimeve dhe norma të gatishmërisë në nivelet më ulëta jane nje tjeter fakt i pakontestueshem, bazuar ne dokumenta.
Sikur te mos mjaftonte lenia ne meshire te fatit te Kaskades se Drinit, sistemi elektroenergjitik u rendua nga nje vendim arbitrar per të hequr nga portofoli i kompanisë publike të gjenerimit HEC Bistrica 1 – 2 dhe Ulëz-Shkopeti. Te shitura me nje vleresim qesharak , pasi as cmim nuk mund te quhet procedura qe u zgjudh nga qeveria per t’i dhene keto hidrocentrale tek privati, duke shkaterruar pa kthim balancen elektroenergjitike shqiptare.
Ne nderkohe situata financiare karakterizohej nga borxhe ndaj paleve re treta, në mbi 200 MLN Euro. Nga borxhe tatimore të shoqërive publike, deri edhe në mospagesa të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Kostot e humbjeve mbuloheshin nga buxheti i shtetit me hua buxhetore dhe hua në bankat e nivelit të dytë, për shoqërinë KESh sh.a, deri në 500 MLN Euro. Ekspozime me hua në banka të nivelit të dytë me pamundësi për tu ripaguar, ishin nje normalitet i atyre viteve. Pa dyshim i gjithe ky kaos do te sillte mungese te plotë te investimeve publike për kapacitete të reja gjeneruese.
Nën një panoramë të tillë, konsolidimi financiar i sistemit energjetik ishte prioritar, ndërsa hapësirat për të siguruar investime të tjera shtesë për një projekt që tashmë ishte i ngarkuar me kredi të mëdha si ai i TEC Vlora, ishin të pamundura.
Raportet e ECA (2017) dhe Roland Berger (2018)
MIE dhe KESH jo vetëm që nuk e kanë lënë jashtë vëmendjes TEC Vlora, por janë agazhuar me të gjitha kapacitetet, që në vitin 2013 për gjetjen e mundësive për vënien në punë të TEC-it, duke kërkuar asistencë ndërkombëtare të specializuar për këtë sektor.
Dy raporte ndërkombëtare nga konsulentë të specializuar janë siguruar si rrjedhim i këtij angazhimi, njëri në vitin 2017 nga ECA (Economic Consulting Association) dhe tjetri në 2018 nga “Roland Berger”.
Studimi i ECA është fokusuar në pozicionin e TEC Vlorës, në kuadër të zhvillimit të rrjetit dhe tregut të gazit në Shqipëri, duke lidhur ngushtësisht nevojën e rrjetit të furnizimit të TEC-it me gaz për vijimin e veprimtarisë së tij.
Në këtë studim parashikohet një kosto prej 13 milionë eurosh vetëm për riparimin e sistemit të ftohjes, por raporti nuk ka llogaritur edhe një sërë kostosh të tjera për vendosjen në punë të impiantit, që lidhen me gjithë sistemet e tjera të TEC-it.
Kjo sepse ECA nuk ka pasur si detyrë bërjen e një analize tërësore të TEC Vlora, nuk është bërë një vlerësim i statusit teknik të tij duke mos analizuar tërësinë e funksionalitetit të asetit.
Raporti i “Roland Berger” ka analizuar mundësitë e vendosjes në operim TEC-in e Vlorës duke konsideruar disa opsione:
Modeli i dhënies në përdorim për një periudhë kohe ,duke përfshirë tubacionin Fier-Vlorë, i cili sot eshte nje nga projektet konkrete te MIE, por jo ne 2013, kur nevojat e sistemit elektroenergjitik ishin bazike, energji per qytetaret qe vinin nga nje periudhe me shkeputje disa oreshe ne dite, e deri tek rikuperimi i financave te rrenuara.
Modeli i dhënies në përdorim për një periudhë kohe (përjashtuar tubacionin Fier-Vlorë)
Privatizimi i pjesshëm
Modeli i ofruesit të shërbimit operacional
Të dy konsulentët në raportet e tyre nuk kanë përcaktuar koston përfundimtare, por kanë sugjeruar kryerjen e një studimi fizibiliteti tekniko – ekonomik për përcaktimin përfundimtar të kostove reale të vënies në punë të TEC Vlora.
TAP
Të dy raportet e konsulentëve ndërkombëtarë sugjerojnë funksionimin e TEC Vlora me gaz, ku furnizimi të kryhet nëpërmjet lidhjes me tubacionin e TAP. MIE së bashku me KESH kanë eksploruar në mënyrë të vazhdueshme vendosjen në funksionim të TEC-it të Vlorës duke përdorur këtë strategji.
Në mars të vitit 2017 është nënshkruar një marrëveshje e angazhimit midis Qeverisë Shqiptare dhe TAP për zhvillimin e tregut të gazit dhe marrëveshjes për përfitimet vendase, e miratuar me VKM Nr. 233 datë 21.03.2017.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje TAP u angazhua në ndërtimin e pikës së daljes në zonën e Fierit sipas të dhënave teknike bazë të dakordësuara. Për zbatimin e këtij angazhimi, mes MIE dhe TAP është nënshkruar më 09 Korrik 2021, një Marrëveshje për Bashkëpunim dhe dorëzimin e pikës së daljes në jug të Fierit.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje shoqëria e projektit TAP do të ndërtojë me kostot e saj pikën e daljes në Fier, pikë në të cilën do të lidhet infrastruktura e transmetimit të gazit, pjesë e IAP, me drejtim Vlorën, e cila do të zotërohet nga shoqëria publike Albgaz sh.a.
Zhvillimi i kësaj infrastrukture, pas nënshkrimit të marrëveshjes, u kushtëzua negativisht nga një faktor shumë i rëndësishëm, ai i luftës në Ukrainë dhe impaktit që pati në tregjet e energjisë, në veçanti të energjisë elektrike dhe gazit.
Aktualisht tregjet e gazit dhe të energjisë janë në një tjetër situatë, ku kushtet e zhvillimit të projekteve janë më të sigurta dhe qëllimet e këtyre projekteve janë të orientuara edhe në sigurinë e sistemeve kombëtare dhe europiane të energjisë.
Në marrëveshjen me TAP, është e mundshme lidhja me stacionin e kompresorit të Fierit dhe TAP ka marrë përsipër të lehtësojë lidhjen e tubacionit Fier-Vlorë me këtë pikë lidhje, si investim i TAP.
Vënia në punë e TEC Vlora është ngushtësisht i lidhur me tubacionin e gazit Fier-Vlorë.
Aktualisht AlbGaz po punon për përditësimin e projektit të tubacionit Fier-Vlorë, i cili do t’i shërbejë edhe TEC-it të Vlorës sipas edhe rekomandimeve të sipërpërmendura.
Përpjekjet aktuale për vënien në operim të TEC-it të Vlorës
Në funksion të rivënies në punë të TEC Vlorë dhe në zbatim të rekomandimeve të konsulentit ndërkombëtar “Roland Berger”, në fund të vitit 2018 është zhvilluar gara ndërkombëtare për “Rehabilitimi dhe vënien në punë të Termocentralit të Vlorë-s si dhe të ndërtimit të tubacionit Fier-Vlorë për furnizimin me gaz të tij”. Kjo procedurë nuk rezultoi e suksesshme, pasi ofertat e paraqitura nuk përputheshin me kriteret e përcaktuara në dokumentet e koncensionit/PPP të formës R.O.O.T.
Ndërkohë angazhimi dhe përpjekjet e MIE dhe KESH për vënien në punë të TEC Vlorë kanë qenë të vazhdueshme dhe nuk kanë ndalur as gjatë situatës së krizës globale energjitike.
Në kontekstin e bashkëpunimit me SHBA dhe zhvillimin e sektorit të gazit në Shqipëri, në vitin 2021, MIE nënshkroi një marrëveshje mirëkuptimi me kompanitë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për projektin e integruar të rijetësimit të TEC-it të Vlorës dhe furnizimin e tij me gaz përmes terminalit të lundrueshëm të gazit të lëngshëm në gjirin e Vlorës.
Rritja e sigurisë energjitike dhe diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë elektrike mbeten prioritete kryesore të Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë kuadër rivënia në punë e TEC Vlora ka pasur një vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm, por problematika e rrjedhur nga projekti i dështuar që në nisje dhe i mbivendosur më pas me faktorë të tjerë jo më pak të rëndësishëm, si kriza globale energjitike dhe lufta në Ukraninë, e kanë bërë edhe më të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë të këtij problemi.
Përtej gjithë këtyre vështirësive objektive, mundësitë e integrimit të projektit fillestar të TEC Vlora me infrastrukturat e gazit natyror që po planifikohen të zhvillohen në vend, kanë krijuar tashmë klimën e nevojshme dhe hapësirat e duhura për të rivitalizuar parkun energjitik të Vlorës.
Eshte per te ardhur keq se si nje artikull i financuar per arsyen e mire te transparences dhe me etiketen artikull investigativ, ne vend qe te hedh drite e ti referohet fakteve te verteta, krijon thjeshte alibi per te mbuluar diellin me shoshe, hedh akuza tek ata qe ne te vertete kane punuar e punojne jo thjeshte per te zgjidhur problematiken e projektimit te gabuar ne sistemin e ftohjes te vitit 2009, por per te vendosur ne operime njehere e mire TEC Vlora dhe jo vetem me 97MËH fuqi si ishte parashikuar, por me tre module qe te ndara ne tre faza, ne fund do te ofrojne nje aset termal prej 350MWH fuqi.
E verteta del gjithmone ne siperfaqe permes punes, por i bejme thirrje gazetareve “investigativ” te tregohen te kujdesshem dhe te mos disinformojne publikun per ceshtje kaq te rendesishme , madje te konsideruara thelbesore per infrastrukturen kritike te vendit.