Euronews
Edhe pse përgjatë dy muajve të parë të vitit 2024 numri i vizitorëve është ulur ndjeshëm, restorantet dhe artizanët shprehen të kënaqur nga të ardhurat që arrijnë të sigurojnë përgjatë kësaj periudhe ndërsa pohojnë që vizitorët më të shumë përgjatë dy muajve të parë të vitit kanë qenë shqiptarët
“Me shqiptarët brenda vendit ka pasur e premtja, e shtuna, e diela, është që nuk gjen vende dhe tavolinë, kurse ditët e javës janë jo dhe aq të mira por ka, marrim prenotime për marsin për prillin. Janë shumë premisa të mira për këtë vit që është”-tha Astrit Ferra, pronar i një restoranti.
“Turistët janë nga vende nga më të ndryshme, por kemi dhe turistë shqiptarë që të kënaqin. Bjere këtu shqiptarin me turizmin që ishte i vjetshmi, e ngarkonin mirë tavolinën, por kishte dhe nga ata që kanë menduar me 1000 euro mund të kalojnë edhe 10 ditë me fjetje, me ngrënie, me pirje në Shqipëri. Është e gabueshme”-tha Koço Plaku.
Astrit Ferra, pronar në një nga restorantet që ndodhen në brendësi të kalasë, shprehet se të ardhurat që fiton nga ky restorant e justifikojnë punën e tij por thekson si problematik mungesën e fuqisë punëtore gjatë fluksit të punës që sjell si pasoje dhe uljen e cilësisë së shërbimit.
“Po, po nuk behet fjalë, jemi mirë vetëm është te shërbimi që nuk gjen personel, për personelin është pak i vështirë se vijnë rrinë punojnë 1 muaj dy muaj dhe të ikin”-tha ai.
Jo vetëm restorantet, por dhe artizanet shprehen të kënaqur me shitjet e produkteve që ato prodhojnë edhe pse në janar dhe shkurt ulet ndjeshëm numri i turistëve kësisoj dhe i shitjeve
“Puna po më ecën shumë mirë, i bëj për qejf, i bëj për fëmijë, i bëj për moshën 0 vjeç deri në moshën deri në 3 – 4 vjeç. Tani janari shkurti që s’ka pasur shumë lëvizje. Janari dhe shkurti nuk ka, ne dalim aty, unë jam pensioniste. Dalim rrimë nja 2 orë 3 orë këtu po fituam fituam, s’fituam s’fituam”-theksoi ai.
Turizmi është kthyer në epiqendrën e investimeve nga shumë qytetar beratas, vetëm përgjatë vitit 2023 u hapen me qindra biznese te reja kryesisht në fushën e shërbimit, si hotele, restorante, bujtina, apo dyqane suveniresh.