27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Berisha: Cani dhe Ahmetaj refuzuan 6 herë ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por Veliaj e çoi përpara aferën korruptive

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Ministria e Financave ka refuzuar 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Duke iu referuar dosjes së SPAK për sekuestrimin e inceneratorit, Berisha tha se këto fakte dëshmojnë që pronarët realë të inceneratorit janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

“Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen gjithnjë e më përcëlluese. Të dhëna autentike zyrtare, origjinale faktojnë se Veliaj është autori më kryesor së bashku me Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës.

Këto të dhëna që disponohen plotësisht edhe nga SPAK, dëshmojnë se jo 1, por 6 herë ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, që e konfirmon KLSH.

Janë të gjitha datat në të cilat Ministria e Financave ka shprehur diaprovimin e plotë”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *