1 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Bitcoin, nis numërimi mbrapsht i “përgjysmimit”

“Përgjysmimi” i Bitcoin është në prag. Kjo ngjarje teknike, e shkruar në kodin e bitcoin, ndodh çdo katër vjet. Me fjalë të thjeshta, ajo është ulja me 50 për qind për ata që prodhojnë bitcoin përmes procesit mining. Kjo zvogëlon ritmin me të cilin bitcoin-et e reja hyjnë në treg.

Meqenëse do të ketë vetëm 21 milionë bitcoin, përgjysmimi shërben për të krijuar më shumë mungesë në treg.

Në të kaluarën, përgjysmimi i ka paraprirë rritjeve masive të çmimeve të bitcoin në nivelet më të larta të të gjitha kohërave. Por këtë herë gjërat janë ndryshe.

Bitcoin tashmë ka arritur një rekord të ri, përpara se të ndodhte përgjysmimi. Kjo për shkak se miratimi i fondeve të shkëmbimit të bitcoin-it spot ka emocionuar tregun dhe ka sjellë shumë kërkesa për kriptomonedhën.

Por pse çmimet e Bitcoin kanë rënë ditët e fundit?
Bitcoin është rreth 17% nën maksimumin e tij të të gjitha kohërave prej 73,768 dollarësh të vendosur muajin e kaluar. Vetëm të shtunën e kaluar kriptomonedha u zhvlerësua me rreth 10%, pasi Irani nisi një sulm me dron mbi Izraelin duke ilustruar natyrën e brishtë të saj.

Analisti i Bernstein, Gautam Chhugani, u shpjegoi klientëve se katalizatori i ciklit aktual në fakt tashmë ka ndodhur. Sipas tij, miratimi në janar i fondeve të tregtuara me bitcoin spot, zhbllokoi miliarda dollarë kapital të ri në bitcoin duke rritur çmimin e monedhës. Edhe me rënien e ditëve të fundit, çmimi i bitcoin mbetet gati 3 herë më lart se fillimi i vitit të kaluar.

Chhugani pret që bitcoin të arrijë deri në 150,000 dollarë vitin e ardhshëm, një parashikim shumë i mirë që është më shumë se dyfishi edhe më i lartë i të gjitha kohërave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *