Shqiptarët po largohen nga bizneset në sektorin e prodhimit, duke i drejtuar investimet drejt sipërmarrjes në sektorët e turizmit dhe ndërtimit.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se nga rreth 117 mijë ndërmarrje në total në fund të vitit 2023, gati 100 mijë ose 84 për qind e totalit ishin në tregti, shërbime, akomodim dhe ndërtim. Ndërkohë, numri i bizneseve në industrinë përpunuese dhe përpunuese është tkurrur me 352 njësi gjatë vitit të kaluar.
“Kjo shkon paralelisht me zhvillimet ekonomike. Kemi dy sektorë, turizmin dhe ndërtimin, që kanë përjetuar një bum vitet e fundit dhe për rrjedhojë kjo ka sjellë rritje të bizneseve. Është në trend vitet e fundit”, tha për A2 CNN eksperti i SME-ve, Daniel Guçe.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i sipërmarrjeve aktive është zgjeruar me gati 4 mijë ose 3.4 për qind në 12 muajt e fundit. Këto kanë qenë kryesisht biznese të vogla dhe të mesme.
“Janë sipërmarrje me 1-4 punonjës. Ne fakt kemi nevojë për biznese të mëdha, ato me mbi 50 të punësuar që japin gjysmën e xhiros totale të aktivitetit ekonomik në një vit”, shtoi Guçe.
Ky trend pritet të ndryshojë këtë vit. Ekspertët e tregut parashikojnë më shumë biznese në fushën e teknologjisë së informacionit këtë vit.
“Ka disa iniciativa nga qeveria dhe institucionet ndërkombëtare që pritet të sjellin një rritje të sipërmarrjes inovative.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjithsej 560 mijë individë janë të punësuar në sipërmarrje në vend. Kjo shifër është rritur me 2.2 për qind në harkun kohor të një viti.
A2 CNN