Bullgaria kopjon idenë e Krifcës. Qeveria bullgare hapi Akademinë e parë të Barinjve duke bashkuar njerëz të gatshëm për të zotëruar profesionin dhe për të rivendosur praktikat e harruara tradicionale, si dhe për të mësuar se si të rrisin kafshët sipas zakoneve të vjetra bullgare, thanë organizatorët të martën.
Secili nga katër sezonet e trajnimit në akademi do të ofrojë një hyrje në historinë e racave autoktone në Bullgari, prodhimin e vathëve, kullotjen dhe mjeljen e kafshëve, pastrimin e kullotave dhe praktikat tradicionale në blegtori.
Mbi 20 barinj të mundshëm dhe 8 fëmijë po marrin pjesë në sezonin e parë të trajnimit dhe janë përfshirë në mënyrë aktive në rritjen e një tufe të përzier me dy raca autoktone – delja Karakaçane dhe dhia me flokë të gjatë malore.
Nismëtarët e Akademisë synojnë gjithashtu të krijojnë një praktikë në ruajtjen e racave autoktone, duke i cilësuar ato si një thesar të gjallë kombëtar. Përfaqësuesit e sotëm të këtyre racave mbajnë tiparet e paraardhësve të tyre të egër, duke ruajtur natyrshëm cilësitë e tyre më të vlefshme dhe karakteristikat racore. Të provuara në terren, jo vetëm që mbijetojnë në kushte të vështira, por sigurojnë edhe ushqim të vlefshëm për njerëzit.
Racat tradicionale lokale të kafshëve shtëpiake janë pjesë e biodiversitetit dhe gjeneve të vlefshme vendase, theksuan organizatorët e akademisë. Racat autoktone aktualisht janë të rralla dhe në zhdukje në vend, pasi janë gjithnjë e më pak pronarë që i mbarështojnë. Delja Karakaçane, e cila është edukuar në Bullgari që nga koha e Trakëve, është rezistente ndaj kushteve të vështira klimatike, sëmundjeve dhe infeksioneve dhe ka imunitet të fortë. Së bashku me dhinë flokëgjatë malore, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit të ekosistemeve në rajonet malore të vendit.
Disa muaj me pare idene per hapjen e nje akademie barinjsh e hodhi ne publik dhe ministrja shqiptare e bujqesise, Frida Krifca, por kjo deklarate e saj perfundoi me ironi ne rrjetet sociale.