17 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

E-albania bëhet me asistent virtual

Portali E-albania do t’i nënshtrohet vitet në vijim një procesi rrënjësor modernizimi, i cili do të finalizohet me një asistent virtual i cili do t’u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve me tekst dhe me zë. Scan Televizion ka zbardhur planet e Qeverisë, të cilat synojnë përmirësimin e portalit e-Albania për të qenë në përputhje me udhëzimet […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Dy kate të qendrës tregtare në flakë, situatë dramatike në Lushnje! Dhjetra persona me probleme nga asfiksia

Të paktën 20 persona raportohet se kanë mbetur të lënduar, kryesisht me probleme me frymëmarrjen nga zjarri që ka përfshirë dy katet e një qendre tregtare në Lushnje. Paraprakisht, nga personat që kanë shfaqur probleme me asfiksinë, asnjë nuk raportohet të jetë në gjendje serioze. Prej gati një ore tashmë, zjarri po shkrumbon ambientet e […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

“One Albania” nën “kthetrat” e hakerëve të Homeland Justice, cënohen të dhënat e shqiptarëve

Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi “Homeland Justice”, kanë njoftuar në profilin e tyre në Telegram se kanë sulmuar kompaninë “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura. Hakerët kanë paralajmëruar se të dhënat e rëndësishme […]

Read More
Kryesore

Mbërrin kompjuteri kuantik. Por çfarë është ai?

Katër dekada më parë, inxhinierët kompjuterikë po teorizonin se mekanika e fizikës kuantike mund të shfrytëzohej për të bërë një lloj të ri kompjuteri që është në mënyrë eksponenciale më i fuqishëm se ata konvencionale. Një seri përparimesh kanë bërë që tashmë “dobia kuantike” të jetë e arritshme, me inxhinierët që tregojnë kompjuterë të aftë […]

Read More
Editorial Kryesore

Në atë vit të Zotit tonë

Vermont Royster Kur Sauli nga Tarsa nisi rrugëtimin për në Damask, e gjithë bota ishte e nënshtruar e në robëri. Kishte një shtet të vetëm, që ishte Perandoria Romake. Kishte një padron të gjithçkaje dhe ky ishte Cezari Tiber. Kudo kishte rend civil, sepse krahu i ligjit romak qe i gjatë. Kudo kishte stabilitet, në […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Subvencioni për panelet diellore/ Shteti paguan 70% të vlerës

Faza e dytë e programit të subvencionimit të paneleve diellore për 2 mijë familje të tjera shqiptare pritet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Por sa do të përfitojnë familjet shqiptare nga kjo skemë dhe sa duhet të kontribojnë vetë? SCAN ka bërë përllogaritjen e përfitimeve Teksa skema e subvencionimit të paneleve diellore […]

Read More
Kryesore

Shitjet e shampanjës sugjerojnë telashe për ekonominë globale

Shëndeti i ekonomisë dhe shitjet e shampanjës kanë një korrelacion të drejtë. Kur ekonomia globale lulëzon, shitjet e shampanjës shpërthejnë. Por kur ekonomia e botës kalon në cikël negativ, shampanja kthehet në luks për shumë konsumatorë. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as këtë vit. Inflacioni dhe inventarët sugjerojnë një Krishtlindje më pak të […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Marrëveshja e defiskalizimit shton radhët e pensionistëve Italianë në Shqipëri

Juljeta dhe Giuseppe kanë ftuar 11 mysafirë për darkën e Krishtlindjes. Të zotët e shtëpisë janë njohur në Napoli vite më parë dhe njësoj si 4,000 bashkatdhetarë nga Italia jetojnë në Durrës. “Disa janë miq pensionistë italianë që banojnë pranë nesh, ndërsa të tjerët shokë e familjarë durrsakë”, tha Juljeta. “Çdo të shtunë, në katedralen […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Ekonomia rritet ngadalë/ Bumi turistik mbetet i tillë vetëm në numrat e udhëtarëve

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.46 për qind në terma realë në tremujorin e tretë, por shifrat e raportuara nga INSTAT ngrenë një paradoks. Shqipëria po përjeton një bum turistik në numra turistësh, por kontribut minimal të këtij aktiviteti në rritjen ekonomike. Deklaratat e qeverisë për bum turistik me 10 milionë turistë që kanë vizituar […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

“Kartolina” e qeverisë/ Mjekë, gazetarë, aktorë, sportistë …, të gjithë në taksim

Klodian Tomorri Zotimin, që vetëm pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama e trumbetonte me të madhe se deri në vitin 2030 bizneset e vogla do të paguanin zero taksë, e mori era shumë shpejt. Duke filluar nga 1 janari çekani i taksave do të bjerë mbi pjesën dërrmuese të bizneseve të vogla, praktikisht tek […]

Read More