13 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Revolucioni i Musk/Brenda vitit tjetër nis prodhimi i makinave që udhëtojnë pa shoferë

Superkompjuteri Dojo i Tesla-s, që mundëson drejtimin total autonom të makinës mund të rrisë kapitalizimin e kompanisë me bazë në Austin me 600 miliardë dollarë. Parashikimi vjen nga analistët e Morgan Stanley. Dy muaj më parë Elon Musk prezantoi superkompjuterin Dojo, falë të cilit makinat nuk do të kenë nevojë për shoferë, por drejtohen në […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Tremujori i dytë/Të ardhurat nga turizmi u rritën me 210 mln euro

Të ardhurat nga turizmi u rritën me 210 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Statistikat janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë në bilancin tremujor të pagesave. Sipas BSH, për periudhën prill-qershor të këtij viti, shpenzimet e udhëtimeve nga jorezidentët në Shqipëri ishin 930 […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Sterilizimi ‘djeg’ drejtoreshën e spitalit të Traumës, KLSH: Të shkarkohet menjëherë Edlira Bode

Nga Syri.net Drejtoresha e spitalit të Traumës, Edlira Bode, duket se është përfshirë në abuzimin me koncesionarin e Sterilizimit pasi sipas KLSH, ka kryer të paktën 10 shkelje në zbatimin e kontratës me privatin dhe i ka shkaktuar Buxhetit të shtetit rreth 23 milionë lekë dëme. Audituesit e KLSH kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të drejtoreshës […]

Read More
Investigim Kryesore Lajme nga vendi

Masakër korrupsioni/ Albpetrol zbret shpenzimet e eksportit për naftën që shet në vend

Shitja e naftës që kompania publike Albpetrol prodhon nga puset e veta ose merr nga kompanitë koncesionare është një aferë e madhe korruptive, përmes të cilës vidhen miliona dollarë pasuri publike. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një skemë se si Albpetrol ul në mënyrë fiktive çmimin me të cilin u shet naftë rafinerive […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Ligj i ri për konfiskimin e pasurive të korrupsionit

Ministria e Drejtësisë parashikon që brenda vitit të ardhshëm të ketë gati legjislacionin e duhur për të bërë të mundur procesin e rekuperimit të aseteve të krimit e korrupsionit. Më tej këto ndryshime do të bëjnë të mundur një vit më pas, në 2025, edhe ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve si njësi e […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Dëmi miliona USD/ KLSH: Të shkarkohet kreu i Albpetrol, Eltar Deda

Nga Boldnews.al Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon shkarkimin nga detyra të Administratorit të kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol sha., Eltar Deda. Ish-deputeti socialist, i cili mori drejtimin e Albpetrol në Tetor të vitit 2022. Ai konsiderohet përgjegjës pasi, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar shkaktimin e dëmit ekonomik në vlerë miliona dollarë, […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Dy muaj pas inaugurimit, rruga Orikum – Dukat mbyllet për t’u shtruar me asfalt

Rruga Orikum-Dukat nuk do të jetë e kalueshme nga e hëna në të premte, përveç fundjavës, për shkak të rifillimit të punës me shtresat asfaltike të saj. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar ky devijim do të kryhet deri sa ky segment të përfundojë tërësisht. “Në datën 11.09.2023 ditën e hënë, që herët në mëngjes ky aks […]

Read More
Investigim Kryesore Lajme nga vendi

Ndotësit pasurohen, banorët, viktima të nëntokës së pasur

Ina Media Kompanitë e industrisë së rëndë i shmangen detyrimit “Ndotësi paguan” si dhe ‘’përdoruesi paguan”, dy nga parimet kryesore për mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit, duke i kthyer zona të tëra në “viktima” të nëntokës së pasur. Në Bulqizë, nga 108 subjekte, që ushtrojnë aktivitetin në nxjerrjen e kromit, vetëm njëri investoi 2,000,000 lekë […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Wizzair, një kompani palaçosh

Ylli Manjani Wizzair? Never ever again! Kurrë më! Asnjëherë! Mbrëmë, avioni i linjës Athinë-Tiranë nuk u nis. Që fluturimet anulohen kjo ndodh, por që pasagjerët të trajtohen ç’njerzisht kjo është e papranueshme! Pasi kisjin anoncuar dy herë shtyrjen e orarit të fluturimit, që do të thotë pritje në aeroport te gate, diku rreth orës 12:00 […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Prapë KLGJ/ Një kompani ngre 16 ankesa për tenderin 1.3 mln euro të kamerave

Një operator ekonomik ka ngritur 16 ankesa zyrtare kundër tenderit 1.3 milionë euro të shpallur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për blerjen e pajisjeve elektronike. Kompania CSP ka ankimuar kërkesat dhe kriteret e vendosura në dokumentat e tenderit pranë Komisionit të Prokurimeve Publike si në kundërshtim me ligjin. Sipas ankesës së CSP, kriteret e vendosura […]

Read More