Centrali më i madh diellor në Shqipëri, ai i Karavastasë ka filluar tashmë prodhimin e energjisë me kapacitet të plotë. Enti Rregullator i Energjisë raporti se në tre muajt e parë të këtij viti, Karavasta Solar prodhoi 45,400 mwh energji, duke shënuar një rritje të energjisë së gjeneruar nga dielli në vendin tonë.
Parku fotovoltaik i Karavastasë ka një fuqi të instaluar prej 140 MW dhe është impianti i parë i madh diellor që hyn në prodhim, duke bërë që kapaciteti total i instaluar të arrijë në 193 Më. Deri më tani, në funksion kanë qenë 19 impiante të vegjël, me kapacitet nga 2 MW, një impiant 10 MW, si dhe impianti që ndodhet në digën e Qyrsaqit e që zotërohet nga KESH, që ka një fuqi prej 5.143 MW.
Ndërkaq, marrëveshja e nënshkruar mes shtetit shqiptar dhe kompanisë Voltalia që zotëron centralin e Karavastasë, parashikon blerjen e gjysmës së energjisë së gjeneruar me një çmim fiks prej 24.89 euro/mwh. Ky parashikim kontraktual do të jetë në fuqi për 15 vjet, ndërkohë që sasia tjetër e energjisë së prodhuar tregtohet nga kompania franceze në treg të lirë.