29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Cocaine party në Tiranë/ Gazetarja: Organizohen masivisht në vilat luksoze me qira

Vila luksoze me qira për të organizuar cocaine party. Ky është biznesi i ri në kryeqytet. Gazetarja Anila Hoxha ka folur për një trend të ri që duket se ka përfshirë kohët e fundit Tiranën.Gazetarja Anila Hoxha ka folur për një trend të ri që duket se ka përfshirë kohët e fundit Tiranën.

E ftuar në emisionin “Wake Up” ajo tha se kryesisht në vila luksoze në kryeqytet, të cilat merren me qira, organizohen festa ku konsumohet hapur kokainë.

Ndërkohë sa i përket numrit më të madh të shpërndarësve dhe përdoruesve të lëndëve narkotike në vendin tonë, ajo thotë se kryeson Tirana, më pas Elbasani dhe Durrësi.

“Tirana, Elbasani dhe Durrësi janë qytete që kanë më shumë shpërndarës dhe përdorues të lëndëve narkotike. Shefi i Antidrogës pranon se sa i takon përdorimit të kokainës, ka hyrë një trend i ri në bare, festa, në ambiente private, kryesisht në shtëpitë private me qira”, tregon gazetarja Anila Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *