Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se deklarimi për DIVA 2023 nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe do të bëhet njësoj sikurse edhe vitet e kaluara!
“Efektet e ligjit të ri për “Tatimin mbi të Ardhurat” për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA do të ndihen gjatë vitit 2025, kur individët do të deklarojnë DIVA për vitin 2024, jo DIVA-n 2023”, shkryhet në njoftim.
Sipas DPT katëgoritë që përfshihen do të jenë edhe këtë vit sikurse edhe një vit me parë për po të njëjtat detyrime.
Afati i fundit është data 30 prill, rikujton DPT.