28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Dhimbje të tjera përpara, BQE në presion për të rritur sërish interesat

Vetëm një javë pasi rriti normën bazë të interesit për euron, Banka Qëndrore Europiane është vënë sërish nën presion për të shtrënguar më tej politikën monetare në mbledhjen e ardhshme.  

“BQE-s do t’i duhet të rrisë normat e interesit me 25 pikë bazë në korrik për të luftuar inflacionin, por rruga më pas mbetet e paqartë,” tha Pablo Hernandez de Cos, një nga anëtarët e Këshillit Qeverisës të BQE.

Zërat për rritjen e mëtejshme të normave janë shtuar veçanërisht ditët e fundit pas publikimit të të dhënave të reja, që dëshmojnë se inflacioni po qëndron në mënyrë të vazhdueshme mbi parashikimet. Aktualisht inflacioni në zonën euro është 6.1 për qind, një nivel që Christine Lagard, shefja e BQE e quajti të papranueshëm.   

Martins Kazaks, guvernatori i Bankës Qendrore të Letonisë, njëkoësisht anëtar në Këshillin Qeverisës të BQE, mendon se normat do të rriten edhe përtej korrikut.  

“Në mendimin tim, ne do të na duhet sërish të rrisim normat dhe nuk besoj se pas rritjes së pritshme të Korrikut, ne mund të themi që tani mbaruam. Besoj se shtrëngimi i politikës monetare të Eurozonës do të vazhdojë edhe pas Korrikut,” tha Kazaks.

Një javë më parë, BQE rriti normat e interesit në nivelin më të lartë në 22 vjet dhe lajmëroi se një rritje e nëntë radhazi e normës ishte e garantuar në korrik, pasi parashikoi që inflacioni të qëndronte mbi objektivin e saj prej 2% deri në fund të 2025.

Anëtarja e bordit ekzekutiv të Bankës Qendrore Evropiane Isabel Schnabel theksoi se rreziqet e inflacionit mbeten të larta në Eurozonë në një fjalim publik pak ditë më parë. Tashmë në Europë duket se po fiton terren konsensusi, që Banka Qëndrorore më mirë të gabojë në anën e të bërit më shumë se sa në anën e të bërit më pak.

Të dy krahët kanë nga një risk të madh. Rritja e fortë e normave të interesit do të zhyste edhe më shumë në stanjacion ekonominë e drobitur të Eurozonës. Ndërsa mos rritja e normave rrezikon që të lërë inflacionin të lartë për shumë kohë, duke e bërë shumë të vështirë vënien e tij nën kontroll.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *