22 Prill, 2025
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Doganat kallëzuan 33 biznese në prokurori për kontrabandë

Administrata doganore ka konstatuar një sërë shkeljesh në qarkullimin e mallrave dhe bizneseve përgjatë vitit 2024.

Të dhënat zyrtare nga ky institucion tregojnë se përgjatë periudhës 1 janar- 31 Dhjetor, Drejtoria e Hetimit nisur nga informacione të strukturave të tjera të DPD-së, apo për çështje të nisura kryesisht pas mbledhjes së të dhënave si dhe kryerjes së veprimeve paraprake, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprave penale të parashikuara në legjislacionin penal në fushën e doganave për shmangje të detyrimeve doganore, apo detyrimeve të akcizës ka përgatitur dhe ka dërguar pranë Organit të Prokurorisë gjatë kësaj periudhe gjithsej 33  kallëzime penale/referime , ndër të cilat kryesojnë veprat penale që lidhen me kontrabandën dhe fveshjen e të ardhurave.

Po ashtu, janë konstatuar 14 shkelje doganore kundërvajtje administrative, me detyrim doganor të shmangur 844 mijë lekë dhe penalitet 2.6 milionë lekë.

Po ashtu janë konstatuar  87 shkelje doganore kontrabandë me  detyrim doganor të shmangur në vlerën e  32.3 milionë lekë dhe penalitet 118 milionë lekë.

Na ana tjetër u janë dërguar Degëve Doganore 101 informacione për marrje vendimi, për subjekte apo persona që kanë kryer shkelje administrative/penale.

Në total detyrimi i shmangur doganor nga subjektet dhe qytetarët arrin në 33.1 milionë lekë, penaliteti në 120.5 milionë lekë dhe në total vlera e rezulton në 153.7 milionë lekë. Apo rreth 1.5 milionë euro.

Scan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *