Nga Boldnews
SPAK iu drejtua para disa ditësh GJKKO-së me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi. Në thelb të kërkesës ishte akuza për korrupsion pasiv ndaj zyrtarëve të lartë.
Ndërkohë në 20 tetor, GJKKO caktoi masat e ndalimit për secilin. Një dosje voluminoze prej 200 faqesh. Dhjetëra dokumente, dëshmi, kërkime në shumë institucione. Hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020 dhe pas tre vitesh prokuroja Enkeleda Millonaj u bind se personat përgjegjës ishin vetëm këta të tre.
Gjykata akuzon Berishën se ka shfrytëzuar postin e kryeministrit për të favorizuar dhëndrin e tij, madje sipas saj ka vënë në lëvizje edhe administratën në favor të Jamarbër Malltezit.
Por në dosjen prej 200 faqesh prokuroria dhe aq më pak gjykata nuk kanë theksuar në asnjë moment rolin vendimtar që ka pasur Edi Rama, i cili në atë kohë ishte në krye të KRRT-së së Tiranës.
Bold news ka siguruar dokumentin, ku me firmën e tij, Edi Rama i ka hapur rrugë ndërtimit të kullave në ish-kompleksin Partizani.
SPAK këtë gjë, nuk e ka prekur fare dhe duket se nuk e ka parë. Në shkresën e lejes së ndërtimit, që mban datën 29 dhjetor 2007 thuhet:
“KRRT e Tiranës me vendimin me numër 136 datë 29 dhjetor 2007 miratoi sheshin e ndërtimit, destinacionin e funksionit të tij dhe kondicionet, shesh ndërtimi për godinë banimi dhe shërbime, 5,7 dhe 9 kate dhe 2 kate parking nëntokësor në rrugën “Frosina Plaku”.
Në dokument shkruhen edhe emrat e pronarëve përfitues të pronës dhe në fund emri i Edi Ramës dhe Sekretarit të KRRT, Dritan Agolli.