Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur mesditën e kësaj të marte në SPAK.
Mësohet se po pyetet lidhur me hetimet që po kryhen mbi kreun e ARRSH-së, Evis Berberin, dhe tenderët e mirëmbajtjes së serverëve të ARRSH-së.
Evis Berberi akuzohet nga SPAK-u për “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash”. Ai u arrestua pak ditë më parë.
Më herët Karçanaj është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, pas padisë së bërë më 30 dhjetor të vitit të kaluar nga eksperti i IT-së, Gent Progni.
Në padinë e dorëzuar nga Progni në SPAK, ky i fundit kërkon që Prokuroria e Posaçme të nisë hetimet për Mirlinda Karçanajn për “korrupsion pasiv” për shkelje në procedurën e tenderëve dhe “shpërdorim detyre” për falsifikim dokumentesh.
Progni kërkon hetim edhe për një sërë zyrtarësh të AKSHI-t, si dhe persona të përfshirë./CNA