Drejtori i Përgjithshëm i Tirana International Airport, Piervittorio Farabbi, zbuloi të hënën se kompania po punon për të trefishuar sipërfaqen e terminalit të aeroportit në 40 mijë metra katrorë. Terminali i Rinasit aktualisht zë një sipërfaqe prej rreth 14,500 metra katrorë, çka do të thotë se sipërfaqja e tij do të trefishohet për të përballuar fluksin gjithmonë në rritje të shpejtë të pasagjerëve që udhëtojnë përmes aeroportit.
TIA pret që numri i pasagjerëve të kalojë 10 milionë vetë këtë vit dhe për të përballuar këtë trafik të shtuar Farabbi zbuloi në një video të postuar në LinkedIn se kompania ka nisur një plan agresiv investimesh për zgjerimin e zonave të ndryshme të aeroportit, duke përfshirë pistën e avionëve, zonat e parkimit dhe rrugët lidhëse.
Në shkurt, Farabbi tha për mediat lokale se operatori i aeroportit të Tiranës kishte vendosur të rriste investimin e tij të planifikuar në aeroport deri në vitin 2040 me 40%, në 140 milionë euro. Investimet do të financojnë gjithashtu ndërtimin e një pistë ajrore të re për të prezantuar fluturimet ndërkontinentale, veçanërisht ato drejt Shteteve të bashkuara.
Në vitin 2023, aeroporti i Tiranës shërbeu 7.26 milionë pasagjerë, 40% më shumë se në vitin 2022.
Në 8 muajt e parë të vitit 2024, ai regjistroi mbi 7 milionë pasagjerëve, një rritje prej më shumë se 50% krahasuar me periudhën e një viti më parë.
2 Comments