28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Editorial Kryesore Lajme nga vendi

DYFISHIMI I PBB- së si hapja edhe mbushja e një grope pa prurë asnjë ndryshim !

Irena Beqiraj

Për të treguar zhvillimin ekonomik Kryeministri dje ju rreferua rritjes se Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke u krenuar që Google tregonte që PBB gjatë qeverisjes së tij është dyfishuar .

Nëse Kryeministri do te kërkonte në Google të dhënat e Eurostatit qe tregojnë te ardhurat për frymë në Shqiperi krahasuar me të ardhurat për frymë ne BE, do te inonformohej qe ato kanë gati një dekadë që nuk ndryshojnë, e kanë mbetur nivelin rreth 30 % edhe janë më të ultat në rajon .
E pra ku ka shkuar gjithë kjo rritje ekonomike ? Pse nuk reflektohet tek rritja e të ardhura për frymë aq me tepër kur edhe popullsia eshte ulur ?

Ku dreqin është fshehur dyfishimi i PBB-se?!

Pra po te ishte thelluar ( megjithëse pushteti shpesh nuk e le te thellohet ) Kryeministri do te kuptonte se më shumë se rritja e PBB-se kanë rëndësi shkaktarët e rritjes.

Përshembull PBB -ja do të rritet nëse ai paguan për të hapur një gropë dhe për ta mbushur sërisht ate pa ndryshuar asgje. Sa here qe Ismaili charteri i Kryeministrit ngrihet ne qiell rritet PBB-ja. Një i sëmurë që vizitohet tek mjeku rrit BBB-në. Kur njerzit shpenzojne gjithë ditën në plazh, pa konsumuar një akullore nuk e rrisin PBB-ne . Ndërsa orët e harxhuara ne plazh ulin stresin rrisin mirëqenien, edhe jetgjatësinë , ato nuk ka vlerë në këndvështrimin e PBB-së.
Pra jo cdo gjë qe ka vlerë matet nga rritja e PBB-së edhe jo cdo gjë që përfshihet tek rritja ka vlerë.
Por jo pa qëllim PBB-së i është caktuar niveli më i lartë i rëndësisë në narrativën politiko- ekonomike. Kjo ndodh për dy arsye : e para për shkak se është e lehtë për t’u kuptuar dhe komunikuar; edhe e dyta tendenca e saj per tu rritur edhe duke hapur e mbyllur gropa e bën atë matësin më të preferuar të sukseseve të qeverisë, .

Nderkohë qe janë matsat e të tjere ato qe masin suksesin e politikave qeveritare si niveli i varferisë , barazia, jetegjatësia , kompleksiteti ekonomik , me të cilat Kryeministri as nuk mund ti zerë ne gojë e jo më te krenohet .

Prsh ne treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%.

Në këtë kontekst të masësh suksesin e politikave me me anë të rritjes së PBB-se e cila ka ardhur kryesisht se kemi paguar “sa frengu pulen “hapjen edhe mbylljen gropave” te cilat nuk sjellin asnjë ndyshim në mirëqënien tonë , eshtë thjesht nje marrëzi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *