28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

E konfirmon avokati: “Ahmetaj nuk është në Shqipëri”

Teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e tij, vetëm pak momente më parë është mësuar se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Henrik Ligori, gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

Avokati ka konfirmuar se ish zvkryeministri dhe ministri i financave ndodhet jashtë kufijve të territorit shqiptar.

Gazetari Artan Hoxha publikoi dje një foto të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, nga dogana e Kakavijës.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Ahmetaj është larguar nga Shqipëria katër ditë më parë, të premten rreth orës 14:00, përmes pikës doganore të Kakavijës.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Gazment Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK se ku ndodhet Ahmetaj. ‘A keni informacion se ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri: Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë?’ ka pyetur Bardhi prokurorët e SPAK.

Sipas burimeve, SPAK nuk i është përgjigjur pyetjes së Gazment Bardhit mbi vendodhjen aktuale të Arben Ahmetajt. “Nuk e dimë,” ka deklaruar kreu i SPAK, Altin Dumani.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *