6 Janar, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

E paprecedentë/ OKB alarmohet për veprimet e SPAK ndaj gazetarit Qyno

Mbrëmjen e djeshme, Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB ka kërkuar nga Shqipëria pezullimin e menjëhershëm të veprimeve të aksesit dhe përpunimit të materialeve të sekuestruara nga SPAK prej gazetarit Elton Qyno.

Avokatët e qendrës Res Publica, e adresuan çështjen me urgjencë te Komiteti për të Drejtat e Njeriut në OKB, si gjykata ndërkombëtare më e madhe në rang global.

Nisur nga rëndësia e rastit, dëmi i rëndë dhe i pariparueshëm që mund t‘i vinte jo vetëm gazetarit Elton Qyno, por edhe të gjithë gazetarëve në Shqipëri, duke i frikësuar ata, OKB reagoi shpejt dhe pozitivisht duke bërë të mundur që tashmë SPAK të ndalojë dorën dhe të mos nxjerrë e të përpunojë materialet e sekuestruara derisa çështja të shqyrtohet nga vetë OKB.

Një kopje e këtij vendimi tashmë i është komunikuar shtetit shqiptar dhe avokatët e gazetarit Qyno do ia vënë në dispozicion edhe Gjykatës së Lartë, e cila ka në shqyrtim rekursin e gazetarit.

Ky reagim i paprecedent i OKB-së në nivel ndërkombëtar, tregon nivelin e lartë të alarmit të ngritur për këtë shkelje kaq flagrante të të drejtave të gazetarëve, e theksuar edhe më herët në datën 10 janar 2024 në letrën e përbashkët të shtatë organizatave ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e medias, drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani.

Kujtojmë se më herët, më 13 dhjetor 2023, SPAK ndërhyri në mënyrë brutale në ambientet e banimit, punës dhe automjetin e gazetarit Elton Qyno, si dhe në një bar kafe përballë godinës së SPAK, duke sekuestruar kompjuterët, telefonat, USB, disqe e dokumente, përfshirë këtu edhe telefonin e djalit të mitur të gazetarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *