11 Mars, 2025
Tirana, Albania
Editorial Kryesore

Europa në zgrip të ekzistencës si treg i përbashkët!

Irena Beqiraj

Që prej viteve 80 receta e zhvillimit ekonomik ka qenë Konsensusi i Washingtonit i cili mbështetej në pikëpamjet neoliberale të zhvillimit.

Edhe politikat që përfshihesin në paketën zhvillimore neoliberale kanë rezultuar të sukseshme përsa i përket reduktimit të varferisë, ose në kalimin e shumë kombeve nga vende me te ardhura të ulta në vende me të ardhura të mesme për frymë

Por ka rezultuar se politikat e Konsensusit të Washingtonit:
1. Nuk garantojnë më zhvillimin me arritjen e këtij stadi, pasi për të kaluar në vend me të ardhura të larta për frymë duhet që ekonomitë të fitojnë aftesinë për inovacion. Kështu nga 101 vende që ishin ne vendet me të ardhura të mesme per frymë 89 kanë ngecur në nivelin e vendeve me të ardhura të mesme.

2. Ka luftuar varferinë por ka nxitur edhe pabarazinë midis kombeve edhe brenda tyre . Ndërkohë që zhvillimi nuk ka qenë qendrueshëm.

3. Në politikat ekonomike rrallë përfshihej komponenti i sigurisë, pasi supozohej se globalizimi , ndërvarësia ekonomike siguronte paqen.

Ndërkohë u harrua që matra mbi të cilën u krijuan insitucionet ndërkombëtare pas Luftës së Dytë Botërore ishte : ” fitoni pushtet , respektoni pushtetin , përdoreni pushtetin me zgjuarsi!

Në suazën e globalizimit disa nga vendet fituan pushtet ekonomik me të madh ekonomik ( kryesisht ato që ishin ofruesit me të mëdhenj të lendës së parë, edhe të fuqisë puntore). Ndërkohë disa prej tyre (si Kina ) prej të arritur vendet e zhvilluara përdoren politika të targetuara industriale edhe bënë superfuqi ekonomike.

Të pushtuar nga Hubris perëndimi refuzonte ta njihte pushtetin ekonomik të tyre ne institucionet ndërkombëtare duke mos e respektuar atë . Ndërkohë që prej 94 , SHBA e cila ishte në Nato pikërisht për te mbajtur Rusinë jashtë edhe Gjermaninë nën kontroll, filloi ta perdorë pa zgjuarsi pushtetin e vet.

Eshtë e vertetë që siguria europiane ka qenë e gargantuar nga SHBA , por nga ana tjetër kjo i ka siguruar asaj që pozicioni I dollarit si monedha bazë e rezervës valuatore ndërkombëtare të mos prekej.

E pra ishte Europa, vetmja që humbi edhe pushtetin ekonomik ( duke kaluar në vend të 3 në ekonominë botërore ) por edhe lëshoi pushtetin gjeopolitik duke mos pasur një politikë të jashtme neutrale edhe duke qenë ndjekse e politikave te aleatit të saj SHBA-së.

Ndaj me të drejtë sot Macron thotë se “Europa duhet të rizbulojë shijen e rrezikut të ambicjes edhe të pushtetit”

2. A mjafton fondi 800 miliardë i riarmatimit , qe Europa të fitojë pushtetin e humbur?
Ndërsa fondi qartazi do te përdorej për investime në infrastrukturën energjitike edhe ushtarake , duke rritur mundesinë për inovacion brenda Europës, jo thjesht për të blerë armatime nga të tretët, pyetja mbetet si do të sigurohet ky fond?

Një mundësi ishte që Banka e Investimeve Europiane të emetonte një eurobond europian i cili të sigurohet nga Banka Qendrore Europiane. Por në kushtet e një ekonomie me premisa inflacioniste si rezultat I tkurrjes së ofertës kjo duket e rrezikshme.

Komisioni Evropian nuk mund të emetojë as obligacionet e veta, siç bëri për të financuar NextGenerationEU, pasi këto obligacione të Komisionit do ta kishin riskun e lartë si për investitorët ashtu edhe për qeveritë e shteteve anëtare.

Investitorët e dinë se burimet e Komisioni varet nga madhësinë e kontributeve të shteteve anëtare pra nga buxhetet e tyre, edhe Komisioni nuk ka asnjë mekanizëm për të ndikuar ne rritjen e buxheteve të vendeve anëtare . Ndërsa vendet antare mund ti shohin obligacionet si një presion te mundëshëm për të rritur kontributet e e tyre në buxhetin e ardhshem te BE-së.
Ndaj alternativa e vetme për financimin e programit të riarmatimit do të ishte krijimi i federatës europiane me një qeveri federale të zgjedhur, e cila do te kishte fuqi për të marrë hua dhe për të taksuar , si edhe fuqi për imponuar euron si monedhë po aq të rëndesishme sa dollari te rezervës ndërkombëtare.

A do te mundet Europa të fillojë realisht të mendojë për një bashkim federal, nderkohë që helmi nacionalist edhe populist ka depertuar ne nje pjesë te rëndësishme të elektoratit europian?

Pa ketë kapërcim, sic thotë Draghi “Europa ka humbur te gjitha arsyet e ekzistencës së saj si treg i përbashkët .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *