27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Europetrol dhe RHB Belinë shpallen fitues në ankandin 72 milionë euro të Albpetrol

Bashkimi i kompanive Europetrol dhe R.H.B Belinë janë shpallur fituesit e ankandit gjigand të Albpetrol për shitjen e 159.5 mijë tonëve naftë. Ky bashkim operatorësh paraqiti ofertën e vetme në ankand me një çmim prej 77.26 % e Çmimit Brent – 4.04 USD/bbl +0.0105 USD/bbl.

Në formulën e mësipërme, Brent përfaqëson çmimin në USD/fuçi i Brent i Platts, i publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik, -4.04 USD/fuçi është kosto mesatare totale (transport, magazinim, stokim, analizim produkti, sigurim), ndërsa 0.0105 është vlera USD/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes të përllogaritur nga formula.

Në total kompanitë do të paguajnë 72 milionë euro tek Albpetrol për të blerë sasinë prej 159.5 mijë tonësh naftë nga kompania publike.

Kompania e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës në vend e shpalli ankandin e parë për këtë vit për shitjen e naftës në fillim të këtij muaji. Sipas dokumentave të ankandit, vendndodhja e naftës brut është në Albpetrol sha Patos, përkatësisht në pikat e lëvrimit: Stacioni Usojë, Stacioni Visokë, Stacioni Gorisht, Stacioni Zharrëz, Stacioni Kuçovë, Stacioni Amonicë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *