Evis Berberi ka dhënë dorëheqjen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Balkanweb raportohet se ai ka dhënë dorëheqjen para pak ditësh, pas hetimit që SPAK ka nisur ndaj tij, ndërkohë agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente. Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.
Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Verdhon.