27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

FIA inspekton pistën e Elbasanit

Një delegacion i Federatës Botërore të Automobilizmit ka inspektuar pistën e garave Auto Moto Park Albania në Elbasan. Delegacioni i kryesuar nga nga zëvendëspresidenti i FIA-s për Europën, Manuel Aviñó ka kontrolluar parametrat e pistës dhe elementët e sigurisë së saj si një parakusht për licencimin.

Cirkuiti i Elbasanit është projektuar nga Test & Training International, një kompani nën pronësinë e ish pilotit të njohur të Formula Uno, Alexander Ëurz. Synimi fillestar është që pista e garave në Elbasan të marrë licencën e gradës 3 nga FIA, ccka do t’i lejonte organizimin e garave të Formula 3, Formula 4, TCR dhe GT3

Auto Moto Park Elbasan është cirkuiti i parë shqiptar. Ai ka një pistë 5.3 kilometër të gjatë dhe zë një sipërfaqe më të madhe se 500 mijë metër katrorë  në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA. Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu RETRO, Drag Strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, Autodromi dhe Kartodromi i parë i homologuar, Akademi Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, Poligone profesionale testimi, Pistë OFFROAD, Helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta. Përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (Kolaudimi).

Qeeria shpreson se ky projekt krahas promovimit të kulturës së motorsportit dhe sigurisë rrugore, do të kthehet në një destinacion tërheqës për garuesit e huaj e do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive. Projekti është duke u financuar nga fondet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, Ministrisë së Infrastrukturës në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare. Sipas planit, objektivi është ndërtimi i tij të përfundojë brenda 3 vitesh.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *