28 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Financat propozojnë përgjysmimin e sigurimeve shoqërore për eksportuesit

Pas thirrjeve publike dhe presionit në rritje, qeveria ka vendosur që të ndërhyjë për të lehtësuar goditjen e rëndë po merr industria e eksportit nga forcimi i lekut. Ministria e Financave u ka propozuar përfaqësuesve të eksportuesve një skemë, që parashikon përgjysmimin e sigurimeve shoqërore që ata paguajnë për punonjësit e tyre.

Burime nga ministria e Financave thanë për Oligarkia.al se masa do të jetë e përkohshme për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 vit dhe se aktualisht po bëhen përllogaritjet për efektin financiar të saj në buxhetin e shtetit.

Aktualisht një biznes paguan 15 për qind të pagës bruto për çdo të punësuar si kontribut për sigurimet shoqërore. Kjo masë, nëse realizohet është një skemë që lehtëson në mënyrë të konsiderueshme industrinë e fasonit, e cila bazohet mbi krahun masiv të punës. Por për kategoritë e tjera të eksportuesve, efekti i saj është i kufizuar.

Prej muajsh shoqtatat e eksportuesve po i kërkojnë qeverisë që të ndërhyjë për të lehtësuar pasojat e rënda nga forcimi i lekut. Në terma vjetor, monedha kombëtare është forucar me gati 20 për qind ndaj lekut dhe po me aq ndaj dollarit amerikan, që janë monedhat e dy tregjeve kryesore ku Shqipëria eksporton pjesën dërrmuese të produkteve të saj.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *