26 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

“Finance in Motion” fiton çmimin e inovacionit për parkun solar Blue 1 në Shqipëri

Menaxheri i aseteve Finance in Motion ka fituar çmimin “Market Pioneer Europe” për financimin e Blue 1, parku i parë diellor plotësisht i financuar nga privati në Shqipëri. Financimi i projektit u finalizua nga Green for Growth Fund (GGF), të cilin kompania e këshillon. “Kjo u arrit në mes të krizës energjetike, pas goditjes nga Covid, gjatë luftës në Ukrainë, që ndërpreu zinxhirët e furnizimit në tregje,” tha kryetari i GGF, Christopher Knowles.

Projektet e energjisë së rinovueshme gjithashtu duhej të përballeshin me rritjen e çmimeve dhe normave të interesit. Vëllimi i financimit të përfunduar për projektet e energjisë së rinovueshme në Ballkan ka ardhur në rënie prej disa vitesh dhe pikërisht në këtë rajon është evidente një ngecje masive e investimeve në prodhimin e energjisë.

“Investimi i GGF në sektorin diellor të Shqipërisë thekson përpjekjen tonë për adoptimin e energjisë së rinovueshme, reduktimin e përdorimit të karburanteve fosile dhe luftimin e ndryshimeve klimatike, duke synuar të shfaqë potencialin e energjisë së gjelbër dhe të frymëzojë investime të mëtejshme”, tha Knowles.

Financimi
Edhe pse projekti ishte pothuajse gati për ndërtim, atij i mungonin shumë elementë që konsiderohen standard në financimin e projekteve. Financimi kërkonte përdorimin e kapitalit paraprak për blerjen e pajisjeve. Ky financimi u strukturua si një kredi afatgjatë me amortizimin minimal, në mënyrë që projekti të përballojë një fluks të ndryshueshëm të ardhurash dhe të ketë mundësi për nënshkrimin e marrëveshjeve individuale të blerjes së energjisë elektrike.

Blue 1 është një central diellor me kapacitet 50 mega i ndërtuar nga dy kompani shqiptare, Matrix Konstruction dhe Blessed Investment në zonën e Fierit. Ky impiant shoqërohet nga centrali tjetër Blue 2, që e çon në total kapacitetin e kësaj vepre në 100 mega. Parku diellor është ndërtuar pa mbështetje financiare nga qeveria.

Vitin e kaluar, Fondi i Gjelbër për Rritje (GGF), një fond investimi me ndikim i iniciuar nga Banka Evropiane e Investimeve dhe banka gjermane e zhvillimit Kfë, akordoi një kredi prej 28 milionë euro për dy kompanitë ndërtuese të parkut.

Centrali Blue 1 tashmë ka përfunduar dhe në fillim të muajit të kaluar ai nisi testimet për prodhimin e energjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *