27 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Firmoset marrëveshja/ Gjigandi austriak Verbund do të ndërtojë park eolik 73 MW në Kryevidh

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, firmosi marrëveshjen me kompaninë austriake “Verbund AG”, për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri. Balluku bëri të ditur se marrëveshja u arrit përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë vitin e kaluar. Po ashtu, Balluku informoi se së shpejti do të firmosen edhe dy kontratat e tjera, të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand.

Gjigandi austriak Verbund, i cili ka ndërtuar në Shqipëri, së bashku me kompaninë tjetër austriake EVN hidrocentralin e Ashtës, ka ofruar të ndërtojë një park ere me kapacitet 72.6 megavat/orë në Kryevidh të Rrogozhinës. Energjia e prodhuar nga ky park do t’i shitet e gjitha shtetit shqiptar me çmimin 74.95 euro për megavat/orë.

Kompanitë do të blejë vetë tokën nga privatët, pra nuk e merr atë nga shteti si dhe do të ndërtojë parkun me fondet e veta.

Ky është parku i parë eolik që ndërtohet në Shqipëri, pasi deri më tani investimet në energjinë e rinovueshme kanë qenë kryesisht në parqe diellore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *