29 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Fluks vizitorësh në Ksamil/ Turistët përballen çdo ditë me trafikun, mbeturinat, jet ski-të dhe çmimet e larta të çadrave! Në hotelin luksoz pagesa shkon 500- 1 000 euro

Nga MCN 

Qyteza e Ksamilit në jug të Shqipërisë këtë sezon është përballur me një fluks të paprecedentë turistësh.

Gazetari i MCN Tv, Andon Kello nga Ksamili raporton se çdo ditë turistët përballen me trafikun, infrastrukturën e keqe dhe mbeturinat e hedhura kudo nëpër rrugë pasi ka mungesë të koshave.Një tjetër problem janë dhe çmimet e larta të shezlongeve dhe çadrave.

“Ksamili është përballur me fluks të paprecedentë turistësh gjatë këtij sezoni. Duhej 1 orë për të hyrë në qytezën e Ksamilit për shkak të trafikut. Të gjitha plazhet dhe hotelet janë të prenotuara deri në fund të gushtit, madje ka dhe rezervime dhe për javët e para të shtatorit. Ka turistë vendas dhe huaj.

Nuk mungojnë dhe problematikat. Shumica e turistëve janë të huaj. Na kanë konfirmuar se e kanë njohur Ksamilin nëpërmjet faqeve online. Disa prej tyre kanë zgjedhur ta vizitojnë vetëm e disa me guida.Shumica e turistëve janë italianë të cilët kanë përshtypjet më të mira për plazhet e Ksamilit. Nuk mungojnë as ata nga Greqia, Franca.

Problemi i parë është trafiku. Turistët janë suprizuar nga trafiku që në orët e para të mëngjesit, megjithatë ata e justifikojnë këtë fakt.

Kanë kritika dhe për infrastrukturën, rrugën e vogël dhe të ngushtë. Një tjetër problem janë dhe mbetjet urbane. Qyteza është e mbushur me mbeturina, ka vetëm dy kosha të mëdhenj, ndërkohë që e gjithë rruga është pa kosha. Landfilli vogël ekziston pranë Gjirit të Manastirit, por është në distancë të konsiderueshme me bizneset.

Një tjetër problem janë jet-skitë. Janë afër perimetrit ku qëndrojnë plazhistët.

Një tjetër problem është dhe akomodimi, shezlonget dhe çadrat. Nga ora 08:00 shezlonget janë të prenotuara. Ksamili ka vetë një plazh publik. Çmimet e çadrave fillojnë nga 25-30 euro deri në 500-1000 euro që na është konfirmuar e ka një nga hotelet luksoze këtu në Ksamil,” raporton Kello

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *